Tenderët milionësh të Durmishit shkojnë te dostat e tij: Si po përgatitet terreni për kompaninë e afërt me miqtë e zv.ministrit?

Tenderët milionësh të Durmishit shkojnë te dostat e tij: Si po përgatitet terreni për kompaninë e afërt me miqtë e zv.ministrit?

Tenderët milionësh për ndërtimin e rrugëve në Kosovë po ndahen mes miqëve të pushtetit të Kurtit. Periskopi gjatë ditës së djeshme publikoi një artikull rreth dhënies së tenderit për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër, për kompaninë “EUROKOS HOLDING SH.P.K”, rast për të cilën kanë filluar edhe hetimet nga Prokuroria Speciale. Kontrata 3 milionëshe […]

Enis Rrustemi, Periskopi

Kjo afërsi mes pushtetit dhe kompanisë fituese, ka bërë që kompanisë “EUROKOS HOLDING”, me pronar Ylber Shamollin, t’i jap edhe tenderë të tjerë Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu e Hysen Durmishi.

Përveç asaj që Periskopi raportoi dje, se kjo kompani ishte pjesëmarrëse edhe në punimet e rrugës Prizren – Tetovë, e njëjta, është një hap larg për të vazhduar me tenderin për punimet në një segment rrugor Prishtinë -Pejë.

Ajo që duhet të theksohet është se kompania fituese për LOT 1, paraprakisht komisioni kishte vlerësuar si fituese kompaninë ProGroup.

Megjithatë, me ardhjen e Ndriqim Mustafës, si U.D shef i prokurimit, pas ankesës së bërë nga kompania “EUROKOS HOLDING SH.P.K” – është kthyer në rivlerësim duke e marrë për bazë ankesën.

NJOFTIMI

Burime të Periskopit bëjnë me dije se, kompania ProGroup është eliminuar dhe është gati që të shpallet fituese kompania “EUROKOS HOLDING” për LOT 1.

Teksa për LOT 2, s’ka si të mungoj edhe kompania “Kosova Asfalt”. Tashmë nuk është sekret se pronarë të kësaj kompanie janë dostat e zv.ministrit Hysen Durmishi.

Pra, krejt në fund komisioni për vlerësim e katër loteve për segmentin Prishtinë-Pejë është dashur të kryhej në dhjetor të vitit të kaluar. Por, asnjë fitues nuk është shpallur deri në momentin e emërimit si U.D të shefit të prokurimit, Ndriqim Mustafa.

Ajo që u tha edhe më lart, kompania “EUROKOS HOLDING” është fituese e tenderit tre milionësh për ndërtimin e urave mbi Ibër. Por, ende nuk dihet nëse është kontraktuar pikërisht nga Ndriqim Mustafa, projekti për ndërtimin e këtyre urave.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka eliminuar të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në një tender për ndërtimin e urave në Mitrovicë, duke përdorur një arsyetim standard të njëjtë për secilën kompani, me shumë pak dallime, që lë të kuptohet për një kurdisje të qëllimshme të tenderit, përcjell Periskopi.

Procedura është zhvilluar përmes negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë, një formë e jashtëzakonshme që lejohet vetëm në rast emergjence. Por në këtë rast, nuk ka asnjë fakt që justifikon emergjencën për ndërtimin e këtyre urave. /Periskopi/

Tenderi i urave në Mitrovicë: Të gjitha kompanitë u eliminuan me arsyetime gati të njëjta, kontrata përfundon te kompania e lidhur me rrethin e zëvendësministrit

Të ngjashme
Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta