Tenderët njëburimor, PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme dhe komision hetimor

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë e kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për këtë të entjen, shkruan Perikospi. Njofitmin e ka bërë shef i GP të PDK-së Abelard Tahiri, sipas të cilit janë mbledhur 40 nënshkrime për seacnë të jashtëzakonshme e që do të propozohet komision hetimor parlamentar për kontratat njëburimore […]
Njofitmin e ka bërë shef i GP të PDK-së Abelard Tahiri, sipas të cilit janë mbledhur 40 nënshkrime për seacnë të jashtëzakonshme e që do të propozohet komision hetimor parlamentar për kontratat njëburimore të Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti.
“Pushteti i Albin Kurtit, vetëm në shtatë institucione, ka keqpërdorur mbi 150 milion euro taksa të qytetarëve përmes kontratave njëburimore që janë burim i korrupsionit. Ky skandal duhet dhe do të hetohet deri në fund. Jo vetëm këto kontrata por edhe miliona eurot e tjera, shpenzimi i të cilave është bërë në mënyrë të kundërligjshme”,ka shkruar Tahiri në ‘Facebook’.
Njoftimi i plotë:
Sot dorëzova kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në emër të 40 deputetëve të Kuvendit për të enjten e kësaj jave. Kjo seancë do të shqyrtojë propozimin për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore që grupi ynë parlamentar e ka parashtruar të premten e javës së shkuar.
Pushteti i Albin Kurtit, vetëm në shtatë institucione, ka keqpërdorur mbi 150 milion euro taksa të qytetarëve përmes kontratave njëburimore që janë burim i korrupsionit. Ky skandal duhet dhe do të hetohet deri në fund. Jo vetëm këto kontrata por edhe miliona eurot e tjera, shpenzimi i të cilave është bërë në mënyrë të kundërligjshme.
Shumica parlamentare e ka mundësinë që të votojë këtë komision e të dëshmojë vullnetin për t’u bashkuar në kërkesën për llogaridhënie që duhet ta ushtrojë Kuvendi. Në të kundërtën, çdo tentim për bllokim ose refuzim të themelimit të këtij komisioni është dëshmi e qartë e panikut dhe frikës për t’u ballafaquar me faktet dhe të vërtetën e cila herët ose vonë do të triumfojë. Hetimi do të ndodhë patjetër!












