Tenderi 38 milionësh: Mbi dhjetë ekspertë i japin të drejtë gjetjeve të Periskopit për shkelje nga Ministria e Liburn Aliut

Tenderi 38 milionësh: Mbi dhjetë ekspertë i japin të drejtë gjetjeve të Periskopit për shkelje nga Ministria e Liburn Aliut

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e drejtuar nga Liburn Aliu, ka planifikuar nënshkrimin e pesë kontratave në vlerë prej 38 milionë euro, për tenderin që do t’i hap rrugë zgjerimit të rrugës nacionale Prishtinë – Besi – Podujevë. Periskopi, ditë më parë, u ka bërë një analizë kritereve përzgjedhëse që janë vendosur nga […]

Ministria ka vendosur që të procedojë  tutje ‘Tendern ekonomikisht më i favorshëm’ (TEMF) dhe te shkojë drejtpërdrejt më vlerësim të dhënies së kontratës, por kriteret që i ka vendosur në vlerësim, janë kritere që kanë të bëjnë një tjetër proces të përzgjedhjes.

Dallimi midis kritereve të përzgjedhjes dhe kritereve të dhënies duhet të jetë i qartë, pasi që dy llojet e kritereve përdoren në faza të ndryshme të vlerësimit, që shërbejnë për qëllime të ndryshme.

Pra, siç shihet nga Dosja e tenderit, për vlerësimin e dhënies së kontratës, janë vendosur 5 kritere vlerësuese më poentim.

Por, tri prej tyre janë ne kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Prokurim Publik dhe rregulloren e prokurimit, pasi janë kritere që kanë të bëjnë më vlersimin.

Ministria ka përcaktuar si kritere të shpërblimit: 1. çmimi që do të vlerësohet më 60 pikë, 2. Përvoja për punë të ngjashme -10 pikë. 3 Përvoja e stafit kryesor të propozuar– 10 pikë, 4 Pajisjet dhe mekanizimi -10 pikë, dhe 5, Plani dinamik -10 pikë.

Periskopi ka gjetur se tri nga pesë kriteret për vlerësim të dhënies së kontratës, kanë të bëjnë më kritere të përzgjedhjes dhe si të tilla, nuk është dashur të vendosen për vlerësim, pasi Ministria ka vendosur direket vlerësim për dhënie të kontratës.

Kërkesa: “çmimi” ka qenë në përputhje më ligjin.

Kërkesa “Përvoja e kompanisë (referencat)”  përcaktohet ne nenin 69 te Ligjit për Prokurim Publik, është kriter kualifikimi dhe jo kriter për dhënie kontrate.

“Përvoja e stafit”, edhe kjo përcaktohet ne nenin 69 te LPP dhe është kriter kualifikimi.

“Pajisjet” – përcaktohet në nenin 69 te LPP është kriter për kualifikimi.

Kërkesa për “Plani Dinamik”  ka qenë në rregull.

Kriteret e përzgjedhjes – zbatohen për të përcaktuar se cilët operatorë ekonomikë (ofertuesit ose kandidatët) janë të kualifikuar dhe potencialisht në gjendje për të përmbushur kontratën. Ato i përgjigjen pyetjes: “Kush mund të kryej punën?”.

Kriteret e dhënies – zbatohen për të përcaktuar se cili tender i cili plotëson specifikimet e përcaktuara dhe kërkesat (nga ata që janë të kualifikuar dhe potencialisht në gjendje për të kryer kontratën) ofron zgjidhjen më të mirë.

Dallimi në mes të ‘kritereve te përzgjedhjes‘ dhe ‘kritereve te shpërblimit’ është mjaft i rëndësishëm.

Kriteret e përzgjedhjes përqendrohen në “ofertuesit” dhe kriteret e dhënies përqendrohen në “ofertën”. Një dallim i qartë në mes të dy kritereve duhet te ruhet në të gjithë procesin e prokurimit.

Çka thonë ekspertët? 

Lidhur më këtë tender, ka mjaftuar një reagim i ekspertes së prokurimit, Vlora Ferizi që në debat të përfshihen edhe ekspertë të tjerë.

“Hajde ju friends të fushës “prokurimi”. E dini qe me LPP mund te shpërblejmë kontratat me çmimin me te lire apo Tenderi Ekonomikisht me i favorshëm (TEMF). Çka mendoni, ne rastin e TEMF, a janë ne përputhje me LPP këto nen-kritere:

  1. Çmimi – 60 pike
  2. Përvoja për punë të ngjashme – 10 pike
  3. Përvoja e stafit kryesor të propozuar – 10 pike
  4. Paisjet dhe mekanizimi – 10 pike
  5. Plani dinamik – 10 pike”, ka shkruar Ferizi në rrjetin sociale fb, duke iu referuar tenderit të MI-së. Ferizi, e cila ka marrë pjesë në hartimin e Ligjit të Prokurimit Publik dhe rregulloreve të prokurimit, ka marrë shumë komente nga ekspertë, menaxher e trajner të prokurimit. Të gjithë kanë konstatuar se ministria ka bërë shkelje në këtë rast, dhe janë çuditur se si akoma nuk ka reaguar Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik -KRPP, organ ky që përkujdeset që autoritet kontraktuese të hapin tender në përputhje më LPP dhe rregullat tjera të prokurimit.

Abaz Foniqi ka qenë menaxher i prokurimit disa vite në komunën e Klinës.

Ai ka shkruar:

“E nderuara Vlore per kete jam shprehur kohe me pare kur e pash kete ne nje procedur ngs Ministria e Infrastruktures .Dhe kjo ishte Per Autostraden Besi-Podujeve …disa llote. Me harpiste KRPP qe monitoron procesin qe ka leju publikimin me keto kritere. Bile stafi vleresohej me vite te pervojes e jo te cilesise ! Pra nje inxh.i pensionuar do i sillte pike nje subjekti nese do angazhohej”.

Ka reaguar edhe zyrtari i lartë i prokurimit në Komunën e Prishtinës, Flamur Sallahu.

“Përveç pikës 1 dhe 5 tjerat nuk ka nevojë të poentohen mundesh me i fut te kriteret e kualifikimit. Ka shumë elemente tjera që mundesh me i fut në poentim tek kriteret e dhënies”, ka shkruar ai.

Edhe ekspertja e prokurimit Ibadete Guri ka shkuar se “1 dhe 5 janë ne përputhje me LPP-n, ndërsa te tjerët ne kundërshtim”.

Në debat është përfshirë edhe ish anëtari i bordit të KRPP-së, Sami Uka.

“Përveç që janë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi ( kriteret 2,3 dhe 4 janë kritere kualifikues) janë edhe të pa matshme dhe në asnjë mënyrë nuk sigurojnë kurrfarë tenderi Ekonomikisht më të Favorshëm”, ka shkuar ai.

Shumica e atyre që kanë reaguar janë trajner të certifikuar për prokurimin publik në Kosovë, ndërkohë kanë reaguar dhe ekspertë të tjerë të prokurimit.

Më poshtë mund të gjeni shkrimin e Periskopit të publikuar ditë më parë:

38 milionë për rrugën Prishtinë – Podujevë: Ministria e Liburn Aliut tenton ta vlerësojë me kritere të jashtëligjshme tenderin

Të ngjashme
GOOOOL! Malisheva shënon ndaj Hibernianit

GOOOOL! Malisheva shënon ndaj Hibernianit

Irani kërcënon Bullgarinë, NATO: Jemi gati ta mbrojmë

Irani kërcënon Bullgarinë, NATO: Jemi gati ta mbrojmë

Vdes një 19 vjeçar nga Malisheva, dyshohet se u vetëaksidentua me motoçikletë

Vdes një 19 vjeçar nga Malisheva, dyshohet se u vetëaksidentua me motoçikletë

Trump: Arabia duhet ta njohë Izraelin që të arrihet marrëveshja bërthamore

Trump: Arabia duhet ta njohë Izraelin që të arrihet marrëveshja bërthamore

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij

U siguronin dokumente personave që kërkoheshin ndërkombëtarisht, tre të arrestuar në Prishtinë

U siguronin dokumente personave që kërkoheshin ndërkombëtarisht, tre të arrestuar në Prishtinë

Kosova importoi mallra me vlerë mbi 112 milionë euro nga Serbia për gjashtë muaj – gruri dhe misri ndër produktet kryesore

Kosova importoi mallra me vlerë mbi 112 milionë euro nga Serbia për gjashtë muaj – gruri dhe misri ndër produktet kryesore

Ushtarë moldavë nisen drejt Kosovës për një mision të ri në KFOR

Ushtarë moldavë nisen drejt Kosovës për një mision të ri në KFOR

De la Fuente: Nuk e pashë sërish finalen, por ishim shumë më të mirë se kundërshtari

De la Fuente: Nuk e pashë sërish finalen, por ishim shumë më të mirë se kundërshtari

Hodhi ujë drejt Edi Ramës, deputeti i PD’së Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Ky është personi që dyshohet se u vra në oborrin e stanit në Strellc të Deçanit

Ky është personi që dyshohet se u vra në oborrin e stanit në Strellc të Deçanit

Prokuroria deklarohet për ngjarjen tragjike në Deçan, ku dyshohet se djali vrau babain

Prokuroria deklarohet për ngjarjen tragjike në Deçan, ku dyshohet se djali vrau babain