Tensione në parlamentin shqiptar, deputeti demokrat: Jeni gati të na hiqni edhe brekët

Gaz Bardhi ka zëvendësuar Flamur Nokën mëngjesin e së hënës, duke u shfaqur si badigard i Sali Berishës në Parlament. Teksa Berisha tentonte që të shkonte te foltorja, është ndaluar nga Garda. Pas kësaj ka ndërhyrë Gazment Bardhi, i cili kërkon që Garda mos të shtyjë dhe është përplasur me gardistët. “Po ia heqin rripin […]
Gaz Bardhi ka zëvendësuar Flamur Nokën mëngjesin e së hënës, duke u shfaqur si badigard i Sali Berishës në Parlament.
Teksa Berisha tentonte që të shkonte te foltorja, është ndaluar nga Garda.
Pas kësaj ka ndërhyrë Gazment Bardhi, i cili kërkon që Garda mos të shtyjë dhe është përplasur me gardistët.
“Po ia heqin rripin e pantallonave dhe xhaketave deputetëve.
Jeni gati të na hiqni edhe brekët.
“S’ju vjen zor, e keni kthyer në shtet policor. Për ça ka i ke sjell këta? Për ça ushtroni kontroll? Kush jeni ju mo”, tha ai.












