Tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kosovës edhe sot do të bëjnë përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit. Kjo do të jetë hera e që ata dymbëdhjetë do të provojnë përfundimi i seancës konstituive, e cila ka filluar më 15 prill. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, gjersa partitë tjera, PDK, LDK e AAK, […]

Kjo do të jetë hera e që ata dymbëdhjetë do të provojnë përfundimi i seancës konstituive, e cila ka filluar më 15 prill.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, gjersa partitë tjera, PDK, LDK e AAK, nuk po e përkrahin, duke thënë se nuk është person unifikues.

Të hënën, kryetari i LVV-së, Albin Kurti i ka dërguar një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes së cilës i ka ftuar në koalicion qeverisës.

Pas kësaj letre, të martën është mbledhur kryesia e LDK-së, gjersa kryetari i kësaj partie ka mbajtur edhe një konferencë për media.

Abdixhiku në këtë konferencë ka propozuar një qeveri tranzicionale, duke refuzuar kështu koalicion qeverisës vetëm me LVV.

“Kam marrë një letër nga kryetari i VV-së dhe i nxitur nga konsiderata për votuesit e VV-së, kam ndjerë nevojën që t’i përsëris qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet qe janë ngritur mbi atë. LDK-ja duke parë stagnimin 4-vjeçar, e kam fjalën për aleancat e rrezikuara, rrezikimin e sigurisë nacionale…

E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me z.Kurti. Por, sot vendi është në krizë të thellë institucionale, pikërisht për shkak të partisë së parë. Dhe zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK-ja e konsideron të domosdoshme. Propozojmë nisjen e një procesi të ri politik. Në përputhshmëri me këtë LDK-ja propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë për nisjen e një qeverie nacionale te tranzicionit”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku ka ftuar të gjitha partitë që të bëhen bashkë dhe të ofrojnë zgjidhje.

“Një qeveri me afat të caktuar, deri në zgjedhjen e presidentit të ri”, theksoi Abdixhiku.

Në konferencën për media, ai ftoi Kurtin dhe liderët tjerë politikë për një takim rreth kësaj nisme.

Ai pohoi se kjo do të ishte një qeveri me afat të shkurtër, derisa tha se duhet krijuar qeveria në mënyrë që të shkohet në zgjedhje.

“Qëndrimi i LDK-së është i pandryshuar, pavarësisht a vjen një letër apo disa. Nuk e kam ndërmend ta tradhtoj votuesin e LDK-së. Votuesit tanë le të ndihen të qetë, pra po flas vetëm për një zgjidhje në mes të krizës”, ka pohuar ai./Periskopi/

Të ngjashme
Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit