Tentim sulmi në Katar, Trump: Kundërpërgjigje shumë e dobët e Iranit, ftoj edhe Izraelin të bëj paqe

Tentim sulmi në Katar, Trump: Kundërpërgjigje shumë e dobët e Iranit, ftoj edhe Izraelin të bëj paqe

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane për sulmin që kishte ndërmend të kryente në bazën amerikane në Katar dhe e ka falënderuar Republikën Islamike për këtë akt, i cili nuk lëndoi asnjë amerikan. Përpos kësaj, qartazi, Trump […]

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane për sulmin që kishte ndërmend të kryente në bazën amerikane në Katar dhe e ka falënderuar Republikën Islamike për këtë akt, i cili nuk lëndoi asnjë amerikan.

Përpos kësaj, qartazi, Trump ka ftuar palët (përfshi Izraelin) drejt uljes së tensioneve dhe drejt një paqeje të mundshme në Lindjen e Mesme.

Përmes një publikimi në median e tij sociale Truth Social, Trump shkroi se Irani tashmë u përgjigj zyrtarisht ndaj sulmit amerikan, në një mënyrë shumë të dobët dhe për të cilën amerikanët ishin njoftuar dhe morën të gjitha masat për t’i asgjësuar sulmet, raporton BBC, transmeton Periskopi.

Më pas, ai thotë se shpreson që pas këtij sulmi, të mos ketë më “urrejtje” dhe ftoi palët që përmes përkushtimit të tij, të vazhdojnë një rrugë drejt paqes dhe harmonisë në rajon.

Mesazhi i plotë i Trump

Irani zyrtarisht i është përgjigjur shkatërrimit tonë të objekteve të tyre bërthamore me një përgjigje shumë të dobët, të cilën e prisnim dhe e kemi kundërshtuar në mënyrë shumë efektive. Janë qëlluar 14 raketa – 13 u rrëzuan dhe 1 u “lirua”, sepse po shkonte në një drejtim jo kërcënues. Jam i kënaqur të raportoj se ASNJË amerikan nuk u lëndua dhe mezi u shkaktua ndonjë dëm.

Më e rëndësishmja, ata i kanë nxjerrë të gjitha nga “sistemi” i tyre dhe, shpresojmë, nuk do të ketë më URREJTJE

Dua të falënderoj Iranin që na dha njoftim të hershëm, gjë që bëri të mundur që të mos humbiste asnjë jetë dhe askush të mos lëndohej.

Ndoshta Irani tani mund të vazhdojë drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve