Tentuan por dështuan – Një vit nga sulmi i terroristëve serbë në Banjskë

Tentuan por dështuan – Një vit nga sulmi i terroristëve serbë në Banjskë

Sot shënohet përvjetori i parë i sulmit terrorist serb në Banjskë. Natën mes së shtunës dhe së dielës së 24 shtatorit të vitit të kaluar, një grup i maskuar dhe i armatosur ngriti fillimisht një barrikadë në hyrje të fshatit Banjskë dhe më pas sulmoi Policinë e Kosovës. Nga sulmi mbeti i vrarë rreshteri i […]

Natën mes së shtunës dhe së dielës së 24 shtatorit të vitit të kaluar, një grup i maskuar dhe i armatosur ngriti fillimisht një barrikadë në hyrje të fshatit Banjskë dhe më pas sulmoi Policinë e Kosovës.

Nga sulmi mbeti i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Siç rezultoi nga hetimet, disa sulmues më pas u larguan nga territori i Kosovës, ndërsa disa u strehuan në manastirin e Banjskës, nga ku u përleshën me Policinë e Kosovës.

Në këtë konflikt u vranë tre terroristë serbë.

Pesë ditë pas ngjarjes, më 29 shtator, përgjegjësinë për sulmin e mori Radoiçiq, ish-politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, i cili besohet se gjendet në Serbi i lirë.

Ndërsa, në aksionin e Policisë u konfiskua arsenal armësh. Janë konfiskuar: 1 veturë e rëndë e blinduar; Vetura xhip – 24 copë; motorë 4×4 – 2 copë, mina kundër këmbësorisë – 8 copë; zolla të mbushura – 29 copë; zolla të përdorura – 7 copë; predha minahedhësish 82 mm – 54 copë; predha 62 mm – 88 copë; granata dore – 75 copë; mina anti-tank – 8 copë; eksploziv dinamit – 150 copë; tromblon për pushkë – 9 copë; detonatorë elektrikë – 23 copë; armë e kalibrit të rëndë lansues me nitroglicerinë – 1 copë; armë e gjatë mitraloz – 6 copë; armë e gjatë AK 47 – 30 copë; armë e gjatë me dylbi – 6 copë; armë të shkurtra revole – 3 copë; armë e shkurtër me shurdhues – 3 copë; shurdhues për AK 47 – 18 copë; karikatorë për AK 47 – 235 copë; antiplumba – 21 copë; municion të kalibrave të ndryshme – sasi shumë e madhe; pastaj dronë – 3 copë; pajisje për dron – 1 copë; dylbi nate – 15 copë; dylbi nate me temperaturë – 1 copë; radiolidhje – 32 copë; Kamera 4; këpucë Tactical – 5 palë; çanta ushtarake – 107 copë; uniforma ushtarake 115 copë; mbulojë kamuflazhi – 10 copë; Busull për orientim – 1 copë; harta nga sateliti – 6 copë; harta topografike – 3 copë; telefon 1 copë, maska – 23 copë; kazma – 28 copë; lopata – 20 copë; sëpata – 8 copë; motor sharra – 3 copë; sharra dore – 4 copë; barela për bartje të plagosurish – 2 copë; ushqime të shumta, medikamente mjekësore, telefona smart – 32 copë, sim kartela – 32 copë; dhe euro e dinarë të Serbisë – 1800 kartëmonedha.

Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin terrorist të Banjskës.

Sipas Prokurorisë, ata kanë prova të mjaftueshme që dëshmojnë se Serbia ia ofroi krejt infrastrukturën e nevojshme ushtarake, si dhe trajnimin e pjesëmarrësve.

Aktakuza është ngritur ndaj 45 të pandehurve: Milan Radoiçiq, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, Dusan Maksimoviq, Vladimir Radivojeviq, Ugljesa Jarediq, Milorad Jevtiq, Vlastimir Andriq, Aleksandar Milosavljeviq, Lazar Smigiq, Veljko Djordjeviq, Vladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Milovan Krstoviq, Uros Miliq, Trajko Vasiq, Danilo Vasiq, Vukasin Jarediq, Sasa Periq, Nemanja Stankoviq, Momçilo Vuçkoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Marko Arsiq, Zarko Cvetkoviq, Krsto Damjanoviq, Stefan Milosavljeviq, Marko Saviq, Aleksandar Jevremoviq, Rados Gvozdiq, Ivan Miliq, Gojko Zubaq, Nemanja Radivojeviq, Radak Adziq, Milos Milenkoviq, Dorde Baloviq, Danijel Dukiq, Danilo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Milos Kragoviq, Miljan Nedeljkoviq, Nikola Iiq dhe Vladan Iliq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë me dorëzimin e Radoiçiqit dhe të “grupit të tij paramilitar terrorist” tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.

“Për aq kohë sa Radoiçiq dhe grupi i tij janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, pati thënë Kurti.

Kurse, komuniteti ndërkombëtar, disa herë, ka bërë thirrje për llogaridhënie dhe ka kërkuar që ata që janë të përfshirë në sulmin në Banjskë, të sillen para drejtësisë./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?