“Tepër shumë punë këto ditë” – Kurti për formimin e Qeverisë: Ende s’kemi nisur diskutimet

“Tepër shumë punë këto ditë” – Kurti për formimin e Qeverisë: Ende s’kemi nisur diskutimet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka zhvilluar komunikime me ndonjë parti apo deputet lidhur me formimin e qeverisë së re, por ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të nisë një plan konkret për këtë proces. Kurti tha se ditëve të fundit ka qenë i angazhuar me analizën e […]

Kurti tha se ditëve të fundit ka qenë i angazhuar me analizën e rezultateve zgjedhore dhe me vlerësimin e kontributeve të fushatave nëpër komuna, duke shtuar se për këtë arsye nuk ka pasur ende takime politike. Por, ka deklaruar se kanë më shumë se 10 ditë kohë.

“Tepër shumë punë këto ditë, analizat e rezultateve nga qendrat. Na duhet ta shohim kontributet që kanë pasur fushatat nëpër komuna me rezultatin që kemi arritur, në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende që t’i zhvilloj ato komunikime. Por po e bëjmë një plan edhe për këtë gjë. I kemi më shumë se 10 ditë,” tha Kurti, raporton Ekonomia Online, transmeton Periskopi

Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar të shtunën dekretin me të cilin e mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë.

Sipas Kushtetutës, presidentja në konsultim me partinë ose koalicionin që ka shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin për kryeministër. Mandatari ka kohë 15 ditë që të paraqesë përbërjen e Qeverisë e të kërkojë miratimin nga Kuvendi. Kabineti i propozuar, për t’u miratuar duhet të sigurojë të paktën 61 vota në Kuvendin me 120 deputetë.

Në rast se nuk arrin të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, presidentja Osmani ka detyrën brenda dhjetë ditësh të ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin që ka shanset më të mëdha për të formuar Qeverinë. Mandatari ka 15 ditë të tjera kohë për të dorëzuar përbërjen e re të kabinetit qeveritar në Kuvend. Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, që duhet të mbahen brenda 40 ditësh.

Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ka 48 deputetë në Kuvend. Ajo pret përkrahje nga shtatë deputetët e komuniteteve pakicë joserbe, e ndërkohë edhe mundësinë e përfshirjes së Nismës Socialdemokrate që ka tri ulëse në Kuvend. Me Nismën është konfirmuar se ka pasur negociata, por që nuk kanë prodhuar marrëveshje.

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve