Tërhiqet Albin Kurti: Nuk e quan “marrëveshje” letërkëmbimin e Thaçit me NATO-n

Tërhiqet Albin Kurti: Nuk e quan “marrëveshje” letërkëmbimin e Thaçit me NATO-n

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një status në Facebook në lidhje me zhvillimet e fundit politike pas publikimit të një letërkëmbimi mes ish kryeministrit Thaçi me ish Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Kurti kësaj here nuk e përdor termin “marrëveshje sekrete” siç bëri gjatë ditës së djeshme, pasi vetë […]

Kurti kësaj here nuk e përdor termin “marrëveshje sekrete” siç bëri gjatë ditës së djeshme, pasi vetë zyrtari i NATO-s e kishte mohuar që letërkëmbimi në fjalë ishte marrëveshje, pasi që as nuk ishte nënshkruar.

Kryeministri ka përsëritur disa prej pyetjeve që ka shkruar edhe në konferencën e djeshme për shtyp, shkruan Periskopi.

Ai deklaroi se ka parë që është kritikuar “vetëm opinioni ligjor nga zyra e tij” që rekomandoi shkarkimin e presidentit, dhe jo publikimi i saj.

Një gjë e tillë është qartë një tërheqje nga ana e tij për rastin në fjalë.

Më poshtë e keni postimin e plotë të z.Kurti:

  1. Para tre muajve isha në ndërrimin e komandës së KFOR-it ku Gjeneral Michele Risi mori komandën. Sot e mirëprita në Kryeministri. E kam thenë atëherë, e them tash dhe do të them përherë se prania e NATO-s në Kosovë është e pazëvendësueshme gjersa rajoni është ende jostabil dhe përderisa përballemi me një shtet që ka pretendime territoriale ndaj nesh.
  2. NATO nuk ka nevojë për shkëmbime të fshehta me popullin e Kosovës sepse ne e kemi pritur me lule e me përqafime. Nuk është e rastësishme që nga zyrtari i NATO-s unë e mora letërkëmbimin dhe jo nga Presidenti ynë. Çështja është pse Presidenti e bëri atë zotim mu në ditën kur edhe nënshkroi ‘Zajednicën’ me Daçiqin në Bruksel? Pse nuk e njoftoi askënd, dhe a veproi Presidenti në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën?
  3. Ajo që ne kemi bërë është publikimi i një letre e cila ishte mbajtur e fshehur nga publiku. Me sa kam parë, askush nuk na ka kritikuar se përse e kemi bërë transparente një letër të mbajtur fshehtë, e cila nuk ka qenë dokument i klasifikuar, por kritikuan opinionin ligjor nga zyra ime se pse ka rekomanduar shkarkimin e presidentit.
  4. Ne jemi shoqëri e hapur që po ndërtojmë demokraci të qëndrueshme me punën e një qeverie progresive. Do të ketë dhe duhet të ketë debate e kritika e mospajtime çdoherë por duhet të ndërtojmë shtetin e së drejtës. Institucionet duhet të respektojnë e zbatojnë ligjet dhe Kushtetutën. /Periskopi
Të ngjashme
Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje