Tërmkolli: Kosova po bëhet shtet islamik

Tërmkolli: Kosova po bëhet shtet islamik

Ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka thënë se Kosova po bëhet një shtet islamik, shkruan Periskopi. Për këtë ajo kritikon partitë në Kosovë pa përjashtim, të cilat sipas saj po e shesin shtetin e kombin për një grusht vota, e në vend që të shqetësohen e të ndërmarrin masa ndaj statistikave […]

Ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka thënë se Kosova po bëhet një shtet islamik, shkruan Periskopi.

Për këtë ajo kritikon partitë në Kosovë pa përjashtim, të cilat sipas saj po e shesin shtetin e kombin për një grusht vota, e në vend që të shqetësohen e të ndërmarrin masa ndaj statistikave alarmante të myslimanëve që e mohojnë kombin me tendencë asimiluese ata po i shërbejnë politikave ruso-serbe.

“Në vend se të shqetësohen e të ndërmarrin masa nga statistikat alarmante që fenë islame dhe myslimanizmin e vënë para kombit, madje duke mohuar kombin, duke mohuar të jenë shqiptarë, tendencë krejtësisht asimiluese, këta maskarenj e ushqenjë dhe u shërbejnë natë e ditë politikave ruse-serbe për zhbërjen e kombit shqiptar”, ka shkruar ajo.

Tërmkolli përmes një postimi në Facebook është shprehur se feja dhe politika janë të ndara nga njëra tjetra dhe se nuk ka Bibël e as Kur’an që kërkon apo detyron mohimin e kombit.

“Nuk ka fe as besim fetar, nuk ka libër fetar, as Bibël, as Kur’an, që kërkon apo detyron mohimin e kombit, përveç ruso-serbëve dhe shërbëtorëve të tyre shqiptarë”, ka përfunduar Tërmkolli.

Melihate Tërmkolli ka qenë deputete e Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kur është shpallur Pavarësia. Është e lindur më 08.03.1965 në Bardh i Madh, Fushë Kosovë. Është juriste me profesion. Ka qenë deputete në Kuvendin e Kosovës në disa periudha legjislative. Ishte anëtare e Kryesisë së LDK-së dhe kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së. Ka ushtruar edhe funksionin e Ministres.

Po ashtu, ishte deputetja e vetme në Kuvendin e Krahinës Autonome të Kosovës, në vitin 1989, që kishte votuar kundër heqjes së autonomisë së Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit./Periskopi 

 

Postimi i plotë:

 

Nga islami politik në politika islamike

Nga islami politik, Kosova po kalon në politika islamike- rrjedhimisht në shtet islamik.

Këta maskarenj që po udhëheqin, e shesin shtetin e kombin, vlerat kombëtare për një grusht vota. Pothuaj të gjitha partitë politike, ndërsa partitë në pushtet e opozitë pa përjashtim janë vënë në këtë funksion dhe po i shërbejnë kësaj zezone.

Në vend se të shqetësohen e të ndërmarrin masa nga statistikat alarmante që fenë islame dhe myslimanizmin e vënë para kombit, madje duke mohuar kombin, duke mohuar të jenë shqiptarë, tendencë krejtësisht asimiluese, këta maskarenj e ushqenjë dhe u shërbejnë natë e ditë politikave ruse-serbe për zhbërjen e kombit shqiptar.

Feja dhe besimi fetar janë të ndara nga politika e shteti, janë çështje krejtësisht individuale të secilit qytetar, të mbrojtura e të garantuara me kushtetutë dhe si të tilla duhet respektuar.

Në vend të këtij obligimi kushtetues, maskarenjtë për pushtet i përziejnë “ shallvaret” edhe me armiqtë, në një shtet të cilin po e shkatërrojnë.

Me besimin në Zot, këta halldupë duhet shporrë nga politika.

Nuk ka fe as besim fetar, nuk ka libër fetar, as Bibël, as Kur’an, që kërkon apo detyron mohimin e kombit, përveç ruso-serbëve dhe shërbëtorëve të tyre shqiptarë.

#MT

Kurti merret edhe me pikëpamjet amerikane: Mos prisni ta shoh Serbinë me sytë e SHBA-së

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?