Termocentrali Kosova e Re, a do të rritet çmimi i enrgjisë elektrike?

Termocentrali Kosova e Re, a do të rritet çmimi i enrgjisë elektrike?

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot ka publikuar kontratën komerciale të nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “ContourGlobal” për projektin e TC Kosova e Re në vlerë prej 1.3 miliardë euro. Ministri Lluka ka thënë se ka arritur ta kompletojë kontratën këtë javë me një mijë faqe dhe është publike për të gjithë […]

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot ka publikuar kontratën komerciale të nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “ContourGlobal” për projektin e TC Kosova e Re në vlerë prej 1.3 miliardë euro.

Ministri Lluka ka thënë se ka arritur ta kompletojë kontratën këtë javë me një mijë faqe dhe është publike për të gjithë të interesuarit edhe në mënyrë elektronike.

“Qëllimi ka qenë, ashtu siç kam premtuar të jemi transparent për punën që e kemi bërë, nuk ka asnjë ndryshim të kontratës nga ajo që jemi pajtuar dhe nënshkruar para Vitit të Ri. Pra, do të vazhdoj që ta promovoj transparencën dhe unë besoj që çdo marrëveshje që nënshkruhet personalisht nga unë, tash e tutje do të jetë publike dhe në asnjë moment konfidencialitet, duke mos e penguar qasjen mediave, shoqërisë civile dhe qytetarëve në përgjithësi”, ka thënë ministri Lluka.

Ai ka thënë se projekti që është një kontratë prej 1.3 miliardë euro, do të jetë në formë të kredisë dhe interesi i kësaj kredie luan një rol shumë të rëndësishëm në koston finale të gjenerimit të energjisë.

Lluka tha se janë duke u munduar që të sigurojnë një interes të privelegjuar apo të gjendet një kredi e financuar nga shtetet, siç është p.sh. qoftë nga Japonia nëpërmjet Xhajka-s apo me ndonjë agjenci kreditore eksportues i shteteve, të cilat kanë norma të buta të interesit apo ndoshta edhe pa interes fare.

Ai ka marrë shembull Kroacinë, e cila sipas tij, ka financuar një Termocentral që është ndërtuar nga “Mitsubish”, ku Xhajka ka dhënë një kredi me 0.7 për qind interes.

Mirëpo, tha se për koston e gjenerimit tha se nuk do të lejojnë që të shkoi mbi 9 përqind, sepse ekziston mundësia edhe largimit të Qeverisë nga kjo kontratë.

“Kthimi në ekutitet është 18.5 për qind, pra kemi arritur ta zbresim nga 23 në 27 sa ka qenë në fillim, në 21 në 18.5. Kosto i kthimit të huas normalisht është në një model, është llogaritë i përafërt diku diku rreth 8.5 deri 9 për qind për arsye të llogaritjes së anës më pesimiste më të shtrenjtë. Mirëpo, 9 përqind besoj që është kulminacioni i një kredie që mund ta merr për një projekt të tillë. Prandaj, ne besojmë që çdo gjë që është nën 9 përqind do të ndikoj pozitivisht në koston e gjenerimit, mirëpo në situatat më të këqija ekstreme gjithmonë është i vendosur një çmim tavan, që nuk mund të shkoj kosto e gjenerimit mbi atë dhe nëse shkon mbi atë çmim ne jemi të lirë të dalim nga kjo kontratë para se të fillon investimi”, ka thënë ministri Lluka.

Sipas tij, është e vështirë të saktësohet se sa do të rritet çmimi i energjisë me Termocentralin Kosova e Re, por sipas Llukës ajo varet edhe nga investimet e KEDS-it në rrejt për t’i eliminuar humbjet.

“Kosto që do ta rriste faturën (për qytetarët) është e vështirë të analizohet tash në këtë moment, normalisht që do të bëhen modele financiare për ta shikuar se sa do të jetë kosto, por unë besoj që nëse ne nga sot e deri në realizmin e projektit, KEDS rritë investimet në rrjet dhe i zvogëlon të gjitha humbjet e mundshme, me termocentralin e ri nuk do të ketë absolutisht rritje të çmimit të energjisë”, ka thënë ministri Lluka.

Ky Termocentral sipas Llukës ka synim sigurimin e mjaftueshëm të energjisë dhe për këtë është normale që ka një kosto më të lartë, por tha se synimi është që kostoja e ndërtimit të jetë sa më e ulët.

 

Të ngjashme
Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë