Thaçi: Kurti shpreson që Specialja do t’i hapë rrugë për pushtet

Presidenti Hashim Thaci thotë se shqiptarët janë gjithmonë krah Amerikës, pavarësisht kush zgjidhet president. Ai ka komentuar edhe qëndrimin e Albin Kurtit, përkatësisht thirrjes së tij për shqiptarët në Amerikë për ta votuar Joe Biden. “Nuk na mbetet të marrim anë, si njerëz partish, si bartës institucionesh na mbetet vetëm të urojmë zgjedhje të mira. […]
Presidenti Hashim Thaci thotë se shqiptarët janë gjithmonë krah Amerikës, pavarësisht kush zgjidhet president.
Ai ka komentuar edhe qëndrimin e Albin Kurtit, përkatësisht thirrjes së tij për shqiptarët në Amerikë për ta votuar Joe Biden.
“Nuk na mbetet të marrim anë, si njerëz partish, si bartës institucionesh na mbetet vetëm të urojmë zgjedhje të mira. Unë kam raporte me kandidatin për president Joe Biden tash e 22 vite. Ne kemi mbështetur senatorin Dole për president por fitoi Klinton dhe ndodhi mrekullia”, ka thënë ai, përcjell Periskopi.
“Ai shpreson dhe beson dhe optimizmin e ka te Dhomat e Specializuara mos po i hapin rrugë për me ardhë në pushtet”, ka thënë Thaci.











