Thaçi në Hagë: Nuk jam pjesë e garës me 9 shkurt, Dhomat e Specializuara t`i respektojnë ligjet e Kosovës

Thaçi në Hagë: Nuk jam pjesë e garës me 9 shkurt, Dhomat e Specializuara t`i respektojnë ligjet e Kosovës

Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë që të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës sepse sipas tij, ato janë produkt i Republikës së Kosovës. Thaçi deklaroi kështu pasi iu lezua aktakuza e re në seancën e nisur sot në Hagë. Ai tutje tha se gjatë këtyre katër […]

Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë që të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës sepse sipas tij, ato janë produkt i Republikës së Kosovës. Thaçi deklaroi kështu pasi iu lezua aktakuza e re në seancën e nisur sot në Hagë.

Ai tutje tha se gjatë këtyre katër viteve sa është duke u përballur me një proces tjetër gjyqësor është përballur me vlerësime keqinterpretuese për historinë e Kosovës.

“Tash e katër vite përballem me një proces tjetër gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretuese të historisë politike dhe kombëtare për lirinë, shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, më se paku nga viti 1980 deri më sot. Është një proces voluminoz”, tha Thaçi.
Ai theksoi se pret drejtësi dhe beson në drejtësi në procesin me të cilën po përballet, e në anën tjetër thekson se ai nuk paraqet rrezik politik për askën.
“Shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim me padurim fundin e këtij procesi, presim drejtësi dhe besojmë në drejtësi, Papritmas para 3 ditësh u informova për akuzën e re. E di që Kosova është në prag të zgjedhjeve elektorale por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, nuk paraqes rrezik politik për askënd. Prandaj kërkoj edhe sot, nga të gjithë të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, sepse Dhomat e Specializuara janë produkt i Republikës së Kosovës” deklaroi Thaçi, ndërsa theksoi se lidhur me akuzën e re do të deklarohet me kohë brenda afatit ligjor.

 

Të ngjashme
Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot