Thellimi i skandalit me Martin Berishajn – Çka tha para dy muajve kur u pyet nëse shkuan pare te Kurti e VV’ja

Thellimi i skandalit me Martin Berishajn – Çka tha para dy muajve kur u pyet nëse shkuan pare te Kurti e VV’ja

Para disa ditësh, u rikthye furishëm tema e ambasadorit Martin Berishaj. Kësaj radhe, u raportua për thellim skandali, i cili i doli në pah në prill të vitit të kaluar, ku dyshohet se ishte përfshirë në një aferë korruptive prej 600 mijë eurove. Së fundmi, informacionet janë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja […]

Së fundmi, informacionet janë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë marrë para nga Martin Berishaj për kampanjat e tyre të fundit elektorale, ka thënë Luka Persh, gazetari nga mediumi online Prava.si.

Në një hulumtim të tij, ai zbuloi se nuk bëhet fjalë mijëra, as për qindra mijëra, por për miliona euro në një skemë të kësaj kompania e cila duke përdorur degët e veta nëpër Ballkan, kryesisht Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Shqipëri, ka shpërlarë para. Brenda skemës dhe si lojtar periferik ishte edhe Martin Berishaj.

Në një pjesë të shkrimit të tij, Persh shkruan se një shumë e caktuar parash nga ato që mori Berishaj, përfunduan në kampanjë elektorale në Kosovë, saktësisht tek Lëvizja Vetëvendosje dhe te Lista Guxo.

E për komunikimin me krerët e shtetit, i pyetur në komision parlamentar të Kosovës, Martin Berishaj gjatë intervistimit para dy muajve kishte deklaruar se asnjë mjet financiar nuk kishte shkuar as te Kurti, as te Osmani e as te Rizvanolli.

‘’ “Jo, nuk kam pasë sepse të gjitha komunikimet me kryeministriat, ministra, janë në mënyrë protokulare të shkruar ashtu siç duhet por as me gojë nuk kemi folë për atë çështje. Ato mjete nuk kanë përfundu as te kryeministri Kurti, as kërkun, nuk janë investuar dhe nuk kanë shkuar”, ishte përgjigja e Martinajt.

Ngrihet kallëzim penal ndaj ambasadorit Martin Berishaj

Hetuesit e Policisë së Kosovës para tre javësh kanë ngritur kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Kallëzimi penal kundër tij është dorëzuar në Prokurorinë Speciale treguan burime të KOHËS dhe thanë se pas hetimit preliminar të nisur muaj më parë, dyshimet janë që Berishaj ka përfituar së paku 1.5 milionë euro nga kompania GEN me seli në Serbi për periudhën 2019 e deri në prillin e vitit 2022.

Paparaci: Martin Berishaj mori para edhe nga një tjetër kompani serbe

Paparaci ka zbuluar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka pranuar mijëra euro prej një kompanie energjetike serbe, përveç GEN-it nga Beogradi.

Paratë janë tërhequr nga vetë ambasadori Berishaj përmes kompanisë “MB Consulting” më 2016. Janë plotë 39 mijë e 600 euro.

Mediat kroate raportojnë për skandalin e Martin Berishajt

Tabloidi kroat “Index.hr“, ndër më të lexuarit në Kroaci, ka raportuar të mërkurën për skandalin financiar në Slloveni ku është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, i cili dyshohet se ka pranuar 600 mijë euro nga kompania energjetike sllovene GEN-I, dega në Beograd.

Këshilltar në GEN, u kap me mediat, luajti bamirësin: Krejt çka dëgjuam para dy muajve nga Berishaj në komision

Berishaj fillimisht mohoi skandalin, duke e quajtur shpifje, pastaj pak u mor me media e gazetarë që raportuan, e pranoi se ishte këshilltar në kompaninë GEN, e madje tentoi të kallëxohet bamirës si dhe na bëri me dije se i pengoi termi ‘sekser’.

Mediat sllovene, në fillimvit kishin raportuar se ambasador Martin Berishaj dyshohet se i ka bartur 600 mijë euro para kesh nga kompania e tij në Mal të Zi, tek politikani slloven, Robert Golob. Sipas tyre, në xhirollogarinë MB Consulting, pronar i së cilës figuronte  Berishaj, i ishin derdhur nga një kompani serbe, në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj./PERISKOPI/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?