Thirrja e Srpska për bojkot të votimit të 21 prillit, SHBA: E rëndësishme që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka vlerësuar si “për keqardhje” thirrjen e Listës Serbe për të bojkotuar referendumin për çvotimin e kryetarëve shqiptarë në veri, proces të cilin ishin vetë ata që e kishin inicuar përmes një peticiono prej 20% të nënshkrimeve të votuesve të regjistruar në veri. Në një […]
Në një përgjigje për “Kohën Ditore”, ambasada e ShBA-së ka kërkuar po ashtu nga Qeveria e Kosovës që të “të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve” të komunitetit serb në veri të Kosovës në lidhje me këtë proces.
“Na vjen keq për deklaratën e Listës Serbe se ata do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore. Presim që Qeveria e Kosovës të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj në veri të Kosovës gjatë gjithë këtij procesi. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë do të vazhdojnë ta ndjekin këtë proces nga afër”, thuhet në përgjigje.
“Siç kanë thënë vazhdimisht ambasadori Hovenier dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane, ne besojmë se është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të kenë aftësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të shkarkuar kryetarët në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, nëse ata vendosin ta bëjnë këtë”, ka thënë tutje ambasada.












