​Thirrjet fashiste në Kumanovë, BDI kërkon dorëheqjen e zëvendësministrave shqiptarë

​Thirrjet fashiste në Kumanovë, BDI kërkon dorëheqjen e zëvendësministrave shqiptarë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, dhe zëvendësministres për Sport, Safije Sadiki Shaini, për shkak të mosreagimit ndaj thirrjeve me përmbajtje fashiste gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Javës së kaluar, gjatë kësaj ndeshjeje në sallë janë dëgjuar thirrje […]

Javës së kaluar, gjatë kësaj ndeshjeje në sallë janë dëgjuar thirrje si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, ndërsa mes të pranishmëve ndodheshin edhe krerët më të lartë shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Anëtari i kryesisë së BDI-së, Emir Sulejmani, në një konferencë për media të hënën iu bëri thirrje përfaqësuesve shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë që të distancohen publikisht nga ngjarja, të kërkojnë sanksione të rënda dhe të tërhiqen nga një qeveri që toleron urrejtjen.

“Nuk ishte vetëm një incident sportiv, por një shfaqje e tmerrshme e urrejtjes etnike, e toleruar nga krerët më të lartë shtetëror, që ishin të pranishëm në sallë – kryeministri Mickoski, kryetari i Kumanovës Dimitrievski, ministri i Punëve të Brendshme, zëvendëskryeministri dhe shumë funksionarë të tjerë. Në vend që të dëgjonim brohoritje për sport dhe bashkëjetesë, dëgjuam thirrje të tmerrshme si ‘shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur’, ‘dhoma e gazit për shqiptarët’, ‘Maqedoni e pastër’. Këto janë parulla që rikujtojnë kapitujt më të errët të historisë evropiane, të cilat nuk mund të relativizohen dhe as të justifikohen si çështje tifozësh. E as të mbulohen me deklarata hipokrite për unitet dhe as me gjoja hetime objektive që në fund përfundojnë me shpërblime. Më e rënda është tolerimi dhe heshtja totale institucionale. Asnjë reagim nga Federata e Basketbollit, Ministria e Punëve të Brendshme, qeveria dhe secili që ishte në atë tribunë të ndotur nga urrejtja”, tha ai.

Ai kritikoi përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë maqedonase për, siç tha, për veprim dhe mosreagim përballë një sulmi të rëndë ndaj dinjitetit shqiptar.

“Kërkojmë përgjegjësi politike konkrete: dorëheqje të menjëhershme të Astrit Isenit, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, dhe dorëheqje të Safije Sadiki-Shainit, zëvendësministre për Sport, për mosveprim dhe mosreagim përballë një sulmi të rëndë ndaj dinjitetit të qytetarëve shqiptarë dhe bashkëjetesës ndëretnike,” shtoi Sulejmani.

Kundër këtyre thirrjeve kanë reaguar edhe institucionet në Kosovë, ku rasti është dënuar edhe nga presidentja Vjosa Osmani./Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve