Thuaj JO Albin: 90% e qytetarëve nuk e duan Isa Mustafën si president të vendit (Anketa)

LDK dhe Vetëvendosje po ecin zvarrë drejt një marrëveshjeje për koalicion qeveritar. Mediet raportuan se partia më e vjetër parlamentare në Kosovë po e kushtëzon marrëveshjen me pozitën e presidentit. Periskopi bëri një anketë në faqen e saj në Facebook dhe rezultati është mjaft domethënës edhe për z.Mustafa por edhe për z.Kurti. Lidhja Demokratike e […]
Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] ka hequr dorë nga pozita e kryeministrit të vendit duke e lënë në baltë znj.Vjosa Osmani. Kryeministër i ardhshëm i Kosovës do të jetë Albin Kurti, që raportohet se doli politikani më i votuar në Kosovë në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Por, kryetari i kësaj partie ia ka vënë syrin një pozite tjetër të rëndësishme në institucionet tona: asaj të presidentit. Mustafa kërkon të shfrytëzojë frymën pozitive me Vetëvendosjen dhe afërsinë personale me Kurtin që të bëhet president i Republikës së Kosovës.
Megjithatë, për ta bërë një gjë të tillë ai duhet të pres deri në prillin e vitit 2021 kur i skadon mandati presidentit Thaçi.
Në anketën e bërë nga Periskopi pak orë më herët, rezulton se qytetarët nuk e duan Mustafën si të parin e shtetit.
Nga 5 mijë e 200 vota, 90 për qind ose gati 4 mijë e 700 vetë kanë deklaruar se ai nuk meriton të jetë president ndërsa vetëm 10 për qind ose 517 vetë kanë qenë të mendimit të kundërt.
Në këtë formë, qytetarët kërkojnë nga z.Kurti që të mos e tregtojë pozitën e presidentit të vendit për të marrë hisen e tij në qeverisje por t’i mundësojë vetë popullit që të zgjedh të parin e shtetit.

Për më tepër, kjo pozitë parashihet të jetë unifikuese për spektrin politik në Kosovë dhe zgjedhja me votë direkte nga populli do ta mundësonte një gjë të tillë. Por, futja në treg politik edhe e kësaj pozite vjedh një mundësi të tillë dhe çelë hapësirën për kriza të reja institucionale.
Edhe më herët kishte pasur propozime të ndryshme që pozita e presidentit të ishte krejtësisht në dorën e qytetarit. Kujtojmë se në vitin 2011, për shkak të krizës institucionale që pasoi nga zgjedhja jokushtetuese e Behgjet Pacollit, ishte dashur intervenimi i ambasadës së ShBA-ve me anë të një zarfi që t’i jepte vendit një president të ri.
Nëse nuk keni votuar ende, iu ftojmë ta bëni një gjë të tillë duke klikuar KËTU./Periskopi












