Tik-tak’u po afron për formimin e Qeverisë: Kurti vazhdon takimet me përfaqësuesit e partive të pakicave

Tik-tak’u po afron për formimin e Qeverisë: Kurti vazhdon takimet me përfaqësuesit e partive të pakicave

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti po vazhdon takimet me partitë politike të pakicave, për t’u konsultuar me përfaqësues të tyre lidhur me formimin e qeverisë së re. Ministri në detyrë i Zhvillimit Rural, Fikrim Damka, nga Partia turke Demokratike e Kosovës përfundoi një takim me Kurtin në qeveri. Pas tij, deputetja boshnjake, kryetare e partisë […]

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti po vazhdon takimet me partitë politike të pakicave, për t’u konsultuar me përfaqësues të tyre lidhur me formimin e qeverisë së re.

Ministri në detyrë i Zhvillimit Rural, Fikrim Damka, nga Partia turke Demokratike e Kosovës përfundoi një takim me Kurtin në qeveri.

Pas tij, deputetja boshnjake, kryetare e partisë Unionit Social Demokrat shkoi për t’u takuar me Kurtin.

Kurti të mërkurën nisi konsultimet me pakicat për formimin e qeverisë së re, duke u takuar me zëvendëskryeministren në detyrë nga komuniteti boshnjak, kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi, ministrin në detyrë për Komunitete dhe Kthim dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, si dhe me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarin e partisë egjiptiane Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi.

Takimet e tilla në zyrën e kryeministrit, Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim tha të mërkurën se janë “një praktikë që zbeh kufirin mes shtetit dhe partisë, dhe që tregon shumë për mënyrën si konceptohet pushteti”. Takimet e tilla, ai tha se “duhet të mbahen në seli partie ose në ambiente neutrale, e kurrsesi në zyra publike që u përkasin të gjithë qytetarëve”.

LVV-ja ka marrë 42.30% të votave dhe do t’i ketë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të certifikuara javën e kaluar – që nënkupton se asaj do t’i nevojitet një partner nga ana e opozitarëve për të qëndruar më tej në pushtet. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave (24 deputetë), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27% (20 deputetë). Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën dhe të tjerët ka marrë 7.06% të votave (8 deputetë – 5 AAK, 3 Nisma). Së bashku, opozitarët kanë më shumë mandate (52) sesa partia e parë./Periskopi/

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot