Time Kadrijaj – Kurtit: Pse s’je marrë vesh me deputetët tuaj për të votuar unanimisht pro martesave mes gjinisë së njëjtë

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj në fjalën e saj në Kuvend për Projekt Kodin Civil ka deklaruar se si parti janë kundër, mirëpo iu ka drejtuar kryeministrit Albin Kurti pse s’ka koordinim me deputetët e VV’së për ta votuar atë, transmeton Periskopi. ‘’Ne si AAK jemi e etmja parti që prej fillimit jemi deklaru se […]
Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj në fjalën e saj në Kuvend për Projekt Kodin Civil ka deklaruar se si parti janë kundër, mirëpo iu ka drejtuar kryeministrit Albin Kurti pse s’ka koordinim me deputetët e VV’së për ta votuar atë, transmeton Periskopi.
‘’Ne si AAK jemi e etmja parti që prej fillimit jemi deklaru se vota jopnë do të jetojë Jo. Shumë mirë, sot vet na e prezantuat një projektLig’’.
‘’Kryeministër, është praktikë që kur është një projektLigj i një rëndësie të tillë, sapo u deklaruat se jeni shefi i Grupit më të madh Parlamentar dhe e keni një shumicë absolute. Unë s’po e kuptoj ju a nuk bashkëpunoni si Qeveri me grupin e juaj parlamentar? Sepse po shoh kundërthëni. Apo vec formalisht po dilni si Qeveri me thënë se jeni për këtë ProjektLigj. Ndërsa po i shohim kundërshtimet nga grupi i juaj parlamentar. Ju është dashtë sot si GP me u mbledh dhe me i qartësu vendimet. E ke shumicën . Vootne, nuk kemi cka me debatu.’’ shtoi ajo.
‘’Deri më sot GP juaju asnjëherë nuk ka vepruare kundër veprimeve e vendimeve të qeverisë. Spo e kuptoj pse nuk jeni marr me GP tuaj./PERISKOPI/












