Tjetër mizori ruse: Zbulohet varri masiv në qytetin e çliruar Izyum

Tjetër mizori ruse: Zbulohet varri masiv në qytetin e çliruar Izyum

Ukraina ka thënë se ka zbuluar dëshmi të një varri masiv në Izyum, qytetin veri-lindor që së fundmi u çlirua nga okupatorët rusë, shkruan BBC, përcjell Periskopi. Kreu i policisë rajonale, Volodymyr Tymoshko tha për BBC se mendohet që më shumë se 400 trupa janë varrosur aty. “Rusia lë vdekje kudo”, tha presidenti ukrainas, duke […]

Kreu i policisë rajonale, Volodymyr Tymoshko tha për BBC se mendohet që më shumë se 400 trupa janë varrosur aty.

“Rusia lë vdekje kudo”, tha presidenti ukrainas, duke përmendur varresat e tjera masive që janë raportuar pas tërheqjes së trupave ruse.

Ukraina dhe alatët e saj perëndimorë akuzojnë trupat ruse për krime të luftës. Moska mohon këto akuza.

Është ende e paqartë se çfarë u kishte ndodhur viktimave, por sipas disa rrëfimeve, shumë prej tyre mund të kenë vdekur nga bombardimet dhe nga mungesa e qasjes në qendra shëndetësore.

Aty gjithashtu ka shenja se disa prej varresave mund t’i përkasin ushtarëve ukrainas.

Tymoshko tha se zhvarrosja do të fillojë të premten për të marrë një pamje më të qartë të numrit të viktimave në qytetin që ka qenë nën pushtimin rus për më shumë se pesë muaj.

Në adresimin e tij të së enjtes, presidenti Zelensky tha se “një informacion më i qartë dhe i verifikuar” do të prezantohet të premten për popullin ukrainas dhe për gazetarët e huaj.

“Ne dëshirojmë që bota të di se çfarë në të vërtetë është duke ndodhur dhe se në çfarë na ka çuar pushtimi rus. Bucha, Mariupol dhe tani, fatkeqësisht, Izyum”, tha ai.

Lideri ukrainas po i referohej varresave masive që u gjetën në pranverë në Bucha, afër kryeqytetit Kyiv dhe gjithashtu afër Mariupolit- porti kryesor ukrainas në jug-lindje që tani është okupuar nga trupat ruse.

Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit Zelensky, postoi një fotografi në Twitter të varrit të pretenduar masiv, që gjithashtu tha se të premten priten më shumë informacione.

A mass burial was found in Izyum, Kharkiv region. Necessary procedures have already begun. All bodies will be exhumed and sent for forensic examination. Expect more information tomorrow.

Russia is a murderer country. A state sponsor of terrorism. pic.twitter.com/7pKTrYvlUF

— Andriy Yermak (@AndriyYermak) September 15, 2022

Pjesa më e madhe e qytetit Izyum është shndërruar në gërmadha, me një politikan lokal që tha për gazetarë se më shumë se 80% e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar dhe se ka ende trupa që po zbulohen nën rrënoja.

Izuym dhe një numër i qyteteve në rajonin Kharkiv u çliruan më herë gjatë këtij muaji pas një kundërofenzive të shpejt të Ukrainës që duket se zuri në befasi trupat ruse duke i lënë të papërgatitur për të mbrojtur pozicionet e tyre.

Ukraina thotë se ka identifikuar më shumë se 21 mijë krime të mundshme të luftës- përfshirë vrasje të civilëve dhe përdhunime- të kryera nga trupat ruse qysh kur presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e vendit në shkallë të plotë me 24 shkurt. /Periskopi/

Të ngjashme
Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati

Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati