Tolaj e fiton betejën ndaj OJQ’së së Rron Gjinovcit: Doktorata është origjinale, denoncimi i pabazë

Tolaj e fiton betejën ndaj OJQ’së së Rron Gjinovcit: Doktorata është origjinale, denoncimi i pabazë

Këshilli i Etikës në Universitetin e Prishtinës ka marrë vendim që të pushojë procedura e filluar pas denoncimit të Organizatës për rritjen e cilësisë në arsim  “Orca” kundër profesorit Ilir Tolaj, në nëntor të vitit 2022 për plagjiaturë në punimin e doktoratës.  Ky vendim është marrë të hënën, në bazë të një raporti të komisionit […]

Në vendimin që ka siguruar Sinjali, thuhet se ky vendim është marrë në bazë të të gjitha rrethanave te rastit dhe tërësinë së tyre faktike dhe ligjore.

Sipas ekspertëve që kanë bërë analizën, është ardhur në përfundim se pjesët e kontestuara nga ORCA, “NUK janë pjesët kryesore të asnjë punimi shkencor, duke e përfshirë edhe atë të disertacionit të doktoratës.”

Kjo sepse, në bazë të nenit 10 të Kodit Etik të UP-së, shfrytëzimi i materialeve të tilla, në rrethanat ekzistuese, duke mos pasur për qëllim dezifnormimin dhe duke mos ia atribuuar vetes ato materiale, nuk mund të konsiderohet shkelje e përcaktuar.

“Ndërsa vlerësimi i një punimi, të punuar në Kosovë para 2 dekadave, me kritere të sotme të vendeve më të avansuara në shkencë e teknologji, është i pamundur e madje edhe i kundërligjshëm” – thuhet në vendim.

Anëtarët e këtij komisioni kanë konstatuar se disertacioni i doktoratës me titull “Sepsisi meningokoksik në Kosovë  – përvojat tona në përdorimin e terapisë adjuvante” i mbrojtur në vitin 2004 është studim origjinal.

“Ky material nuk është shfrytëzuar asnjëherë më parë nga askush, rezultatet e nxjerra nga studimi janë origjinale, ndërsa diskutimi e përfundimi i këtij punimi janë origjinale të bazuara në rezultatet origjinale të studimit” – thuhet tutje në vendim.

Këshilli i Etikës ka arritur në këtë përfundim se punimi i profesor Tolajt i respekton standardet shkencore për një punim doktorate dhe se denoncimi duhet të refuzohet si i pathemeltë.

Të ngjashme
E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes