Trafikimi i armëve Kosovë – Shqipëri, dyshohet se armët shkëmbeheshin me kokainë

Trafikimi i armëve Kosovë – Shqipëri, dyshohet se armët shkëmbeheshin me kokainë

Një grup i trafikantëve të armëve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është shkatërruar nga Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, pas një aksioni që rezultoi me 14 të arrestuar dhe sekuestrimin e dhjetëra armëve e municionit, raporton Gazeta Sinjali. Zanafilla e operacionit nisi pas informacioneve se Valter Osmani një prej të arrestuarve ishte organizator dhe […]

Zanafilla e operacionit nisi pas informacioneve se Valter Osmani një prej të arrestuarve ishte organizator dhe personi ndërlidhës i trafikimit të armëve, por edhe pas kapjes në muajin maj të 4 personave të cilëve iu gjetën armë të trafikuara nga Kosova.

Për të zbardhur rrjetin e trafikut të armëve, policia shqiptare ka administruar dëshminë e një prej të arrestuarve në muajin maj të këtij viti dhe ky informacion më pas i është dërguar autoriteteve kosovare, raporton Abcnews.al.

Nga hetimi është zbuluar se armët vinin nga Turqia si armë sportive me pjesë të ndara dhe më pas në Ferizaj modifikoheshin dhe bëheshin armë zjarri.

Trafikantët dyshohet se lëviznin të shtunave dhe të dielave për kalimin në kufi për të shmangur kontrollin dhe është vërtetuar se shpesh herë armët e zjarrit në Kosovë shkëmbeheshin jo vetëm me para por edhe me kokainë.

“Këtu futet roli i Euxhenjo Manushit i arrestuar pak ditë më parë në një operacion antidroge. Nga hetimet rezulton se ky i fundit interesohej për armë dhe në shkëmbim jepte kokainë.

Hetimet kanë provuar se në disa episode ai së bashku me persona të tjerë kanë shkuar drejt Kosovës me lëndë narkotike me vete dhe në kthim ata kanë sjellë armë zjarri. Rezulton se këmbimi është bërë në disa raste edhe ne zonën e Kombinatit, ku një pistoletë këmbehej me 30-40 gram kokainë.“.

Të ngjashme
Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë