Transkripti i bisedës së Mimoza Kusarit me Simiqin për Milan Radojçiqin

Transkripti i bisedës së Mimoza Kusarit me Simiqin për Milan Radojçiqin

Portali Nacionale ka publikuar një audio-incizim të bisedave në mes të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq. Pjesë e kësaj bisede del të jetë edhe një takim që është realizuar në mes të Kusari-Lilës dhe Milan Radojicic, të cilin Simiq pohon se e ka organizuar. Milan […]

Portali Nacionale ka publikuar një audio-incizim të bisedave në mes të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Pjesë e kësaj bisede del të jetë edhe një takim që është realizuar në mes të Kusari-Lilës dhe Milan Radojicic, të cilin Simiq pohon se e ka organizuar.

Milan Radojiçiq është i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ai është në listën e zezë e ShBA-së. Me rritjen e ndikimit politik, Radojicic mori pushtet edhe në terren duke u bërë ‘zot’ i veriut që vështirë kontrollohet nga organet e sigurisë.

Transkripti i bisedës:

Slavko Simiq: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”

Mimoza Kusari-Lila : “Dy tre minuta”

Slavko Simiq : “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energjinë në veri, a e mban mend”

Slavko Simiq: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe çfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.”

Mimoza Kusari-Lila : “E kush është kryesori, Rakiq apo?”

Slavko Simiq: “Milani bre është kryesori, po çfarë Rakiqi, i cili është veç kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë, ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu… Njeriu nuk e ka meritu aspak tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit”

Mimoza Kusari-Lila : “Pse po më thua mua?”

Slavko Simiq: “Ti mu më ke thënë, ti mu më ke thënë që ki me folë me kryeministrin edhe që kryeministri ka me shiku se për çka bëhet fjalë, që ka me folë edhe me ministren e Drejtësisë edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, a është qishtu? Pastaj kur e kemi pasë situatën me zgjedhjet, vetëm po të kthej pak në retrospektivë… edhe ti e ki pamjen e gjanë, asnjë palë zgjedhje nuk kishin me u ba në veri të vendit, mos t’ish kanë Millani edhe heqja e barrikadave, ai nuk është aspak person destruktiv për Kosovën…”

Slavko Simiq: “Ti e din që prej fillimit që e kemi pasë një raport partnerësh…, e tash ti mu po më pyet për këtë ligj kur na kena probleme më të mëdhaja.”

Mimoza Kusari-Lila: “E di Slavko, e di, ama tash krejt këto pika që janë në agjendë e ato nuk mund të hjekën nëse ne nuk votojmë ashtu siç kemi folë ose nëse qeveria nuk tërhiqet…”

 

Të ngjashme
Irani dhe Omani zhvillojnë bisedime për Ngushticën e Hormuzit

Irani dhe Omani zhvillojnë bisedime për Ngushticën e Hormuzit

MINT publikon çmimet e derivateve për 26-27 korrik - kaq është nafta

MINT publikon çmimet e derivateve për 26-27 korrik - kaq është nafta

Kristian Prenga thyen heshtjen pas humbjes: Më falni, nuk ju bëra krenar

Kristian Prenga thyen heshtjen pas humbjes: Më falni, nuk ju bëra krenar

Anthony Joshua “vishet” me flamurin kuqezi (VIDEO)

Anthony Joshua “vishet” me flamurin kuqezi (VIDEO)

Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

E rëndë në Fushë Kosovë: Vdes një person, dyshohet se u ngufat nga ushqimi

E rëndë në Fushë Kosovë: Vdes një person, dyshohet se u ngufat nga ushqimi

Tentim vrasje në Sheshin “Skënderbeu”, një person theret me thikë në shpinë

Tentim vrasje në Sheshin “Skënderbeu”, një person theret me thikë në shpinë

Tetë vjet pa Adem Demaçin

Tetë vjet pa Adem Demaçin

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës

Aksident në Zonën Industriale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar

Aksident në Zonën Industriale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar

Joshua paralajmëron Furyn pas fitores ndaj Prengës: Do t’ia shqyej zemrën

Joshua paralajmëron Furyn pas fitores ndaj Prengës: Do t’ia shqyej zemrën

Fluks i ulët në pikat kufitare, pritjet deri në 10 minuta

Fluks i ulët në pikat kufitare, pritjet deri në 10 minuta

Kosova mbetet e vetmja pa status kandidati për BE, aplikimi në pritje që nga viti 2022

Kosova mbetet e vetmja pa status kandidati për BE, aplikimi në pritje që nga viti 2022