Tre zyrtarët e LDK’së që u takuan me Richard Grenell kundër koalicionit me VV’në

Tre zyrtarët e LDK’së që u takuan me Richard Grenell kundër koalicionit me VV’në

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK’së disa prej anëtarëve kanë qenë kategorikisht kundër një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje. Në fund është vendosur që të vazhdohet negociatat, megjithatë LDK’ja ka disa refuzues në parim. Lidhja Demokratike e Kosovës mund të mos ketë pesë emrat që Albin Kurti ia kërkoi për ministra, megjithatë ka një […]

Lidhja Demokratike e Kosovës mund të mos ketë pesë emrat që Albin Kurti ia kërkoi për ministra, megjithatë ka një listë të anëtareve të kryesisë, të cilët kundërshtojnë formimin e Qeverisë me Vetëvendosjen. Kjo listë është më e gjatë se numri i emrave që po kërkohen për ministritë.

Nënkryetari i partisë, Agim Veliu, është një nga ata që është shprehur kundër bashkëpunimit me Lëvizjën Vetëvendosje.

Bashkë me të edhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, por edhe ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni.

Të tretë, Veliu, Hyseni e Hoti përbënin delegacionin që ditë më parë u takuan me Richard Grenell, emisar i posaçëm Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi dalin të jenë kundër koalicionit me VV’në.

Përveç tyre, sipas të njëjtave burime të Gazetës Express, kundër është shprehur edhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.

Po ashtu edhe deputeti i zgjedhur Florian Dushi, e anëtari i kryesisë Naser Osmani.

Edhe kryetarja e forumit të gruas së LDK’së, Lirije Kajtazi, sipas burimeve të Expressit brenda mbledhjes, është deklaruar kundër bashkëpunimit me partinë e Kurtit.

Burimet brenda mbledhjeve të sotme i kanë thënë Expressit se në fund kanë arritur të pajtohen të gjithë anëtarët për të vazhduar negociatat me LVV’në.

Një gjë e tillë u tha edhe në komunikatën që LDK’ja e publikoi pas mbajtjes së mbledhjeve.

“LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet. LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit.

Në këtë njoftim i bëhej thirrje LVV’së që të bëhej një ndarje e barabartë e pushteteve, ashtu që të mund të bëhet e të funksionojë një koalicion mes tyre.

“LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve”.

Ndërkaq kreu i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, sot përmes një videomesazhi i ka propozuar pesë emrat e pesë ministrive që do t’i ofronte VV’ja dhe i ka kërkuar LDK’së që të propozoi pesë emrat e saj për ministra dhe një për zëvendëskryeministrin e parë.

Kujtojmë që Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Skënder Hyseni janë takuar ditë më parë në Berlin me përfaqësuesin special të presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell.

 

Të ngjashme
Macron: S’besoj se lufta midis SHBA-së dhe Iranit ka mbaruar plotësisht

Macron: S’besoj se lufta midis SHBA-së dhe Iranit ka mbaruar plotësisht

Mbi 1,500 gjoba të shqiptuara në rajonin e Gjilanit

Mbi 1,500 gjoba të shqiptuara në rajonin e Gjilanit

Shoqata e Ndërtimit: Punëtorët të refuzojnë punën aty ku u rrezikohet jeta

Shoqata e Ndërtimit: Punëtorët të refuzojnë punën aty ku u rrezikohet jeta

Çmimi i naftës bie për 2 cent, zbret në 1 euro e 43 cent për litër

Çmimi i naftës bie për 2 cent, zbret në 1 euro e 43 cent për litër

Anulohen bisedimet ShBA-Iran në Zvicër, përshkallëzohen përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban

Anulohen bisedimet ShBA-Iran në Zvicër, përshkallëzohen përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban

KQZ drejt përmbylljes së rinumërimit, mbesin edhe 9 vendvotime

KQZ drejt përmbylljes së rinumërimit, mbesin edhe 9 vendvotime

Rama përplaset me gazetaren e CNN: Shumica e shqiptarëve e duan projektin në Zvërnec

Rama përplaset me gazetaren e CNN: Shumica e shqiptarëve e duan projektin në Zvërnec

Granit Xhaka reagon pas fitores së Zvicrës: Treguam karakter

Granit Xhaka reagon pas fitores së Zvicrës: Treguam karakter

Eksperti i ekonomisë: Kosova ka inflacionin më të lartë në rajon, loja me statistika nuk është dukuri e re

Eksperti i ekonomisë: Kosova ka inflacionin më të lartë në rajon, loja me statistika nuk është dukuri e re

Legjislatura e re me 101 deputetë të vjetër

Legjislatura e re me 101 deputetë të vjetër

Temperaturat maksimale të ditës nga 27-30°C

Temperaturat maksimale të ditës nga 27-30°C

KQZ sqaron procesin e votimit me postë, thotë se nuk pati ankesa

KQZ sqaron procesin e votimit me postë, thotë se nuk pati ankesa

Parashikimi i motit për të premten

Parashikimi i motit për të premten