Tri kushtet e Kurtit në Bruksel, Zafir Berisha thotë se ky është “ushqim” për analfabetët dhe trushpërlarët e tij

Zafir Berisha nga NISMA, ka reaguar pas takimit të Kurtit në Bruksel me Borrellin dhe Lajçakun. Sipas Berishës, tri kushtet e Albinit në Bruksel, “janë ushqim për analfabetët dhe trushpërlarët e tij, pasi jemi në vit zgjedhor”. “Tri kushtet e Albinit për me u taku me Vuçiqin janë “ushqim” për analfabetët dhe trushpërlarët e tij, […]
Sipas Berishës, tri kushtet e Albinit në Bruksel, “janë ushqim për analfabetët dhe trushpërlarët e tij, pasi jemi në vit zgjedhor”.
“Tri kushtet e Albinit për me u taku me Vuçiqin janë “ushqim” për analfabetët dhe trushpërlarët e tij, pasi jemi në vitin zgjedhor.
Me të njejtin “specialitet” i ka mashtru edhe në të kalumen, kur thonte “jo negociata vetëvendosje”, nuk takona me Serbinë pa kërku falje për gjenocidin që ka bër në Kosovë, po i kthy të pagjeturit e luftës, pa i pagu dëmet e luftës, katastërin pa kthy etj etj.”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.
Krejt në fund, ai vazhdon me akuza të rënda drejt Kurtit, duke thënë se është “i njëjti mashtrues”.
“I njejti mashtrues është, vetëm atëher ka rrejt për me ardhë në pushtet, ndërsa tash po rren për me mbajtë pushtetin”, përfundoi Berisha.












