Trondit militanti i VV-së: Rifati s’ishte problemi, Albini i di superkriminelët në MSh – po hesht hatri i një familjeje të njohur në Kosovë

Trondit militanti i VV-së: Rifati s’ishte problemi, Albini i di superkriminelët në MSh – po hesht hatri i një familjeje të njohur në Kosovë

Milituesi i njohur i Vetëvendosjes z.Mentor Llulagliu, njëherit edhe shpesh zë kritik ndaj partisë, ka publikuar një shkrim mjaft tronditës, ku nënkupton se ministri i dorëhequr i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ishte një kurban në këtë ministri. Ai shkruan diçka enigmatike njëherit tronditëse në këta rreshta, duke thënë se ‘kryeministri i njeh supermafiozët në Ministrinë e […]

Milituesi i njohur i Vetëvendosjes z.Mentor Llulagliu, njëherit edhe shpesh zë kritik ndaj partisë, ka publikuar një shkrim mjaft tronditës, ku nënkupton se ministri i dorëhequr i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ishte një kurban në këtë ministri.

Ai shkruan diçka enigmatike njëherit tronditëse në këta rreshta, duke thënë se ‘kryeministri i njeh supermafiozët në Ministrinë e Shëndetësisë’ por duke shtuar tutje ‘se po hesht hatri i një familjeje të njohur në Kosovë’.

Ai shkruan:

Ish Ministri Latifi nuk u kanë krejt problemi në Shëndetësi, ai u kanë vetëm maja e ajsbergut.

Ndoshta dështimi i tij nuk do të kishte me kanë kaq epokal, sikur do ta kishte një staf pak ma pak mafioz.

Stafi i Ministrisë së Shëndetësisë është supermafioz. Aty kryhen veprime superkriminale që disa qytetarëve të Kosovës këto veprime i kushtojnë me jetë, e disa të tjerëve me taksa të majme. Albini i din këto këto veprime kriminale, edhe e din kush është bartës i këtyne veprimeve, po ai për hatër të një familje të respektume heshtë.

Po siç e kam shkru disa here, për Albinin ma me rëndësi është simbolika sesa përmbajtja. Për të ma me rëndësi është me lanë një njeri aty që ka lidhje me familje të njohura të UÇK-së, edhe me çmimin që ai njeri është supermafioz, sesa me me vendosë një njeri që punon dhe kujdeset për shëndetin e qytetarëve.

Prap siç e kam shkru disa here, pikëpamjen për UÇK-në dhe figurat e saj Albini e ka identike me të Hashimit, me të vetmin dallim që Hashimi i ka kriju këto pikëpamje (propaganda, rrena) për qëllim final pushtetin dhe plaçkitjen e Kosovës.

Për dallim nga Hashimi i cili këto rrena i ka kriju si mjet për një qëllim, dhe në të cilat nuk ka besu vet, Albini duke u rritë me ideologët shpërndarjes së ideologjisë së Hashimit beson verbërisht në rrenat dhe propagandat e Hashimit.

Prandaj iluzioni që kemi pasë që Albini ka me çkapë shtetin po del të jetë edhe kogja injorancë. Albini deri tash veç njerëzit e ndershëm i ka çkapë edhe para ka me u çkapë vet prej qeverie sesa ka me i çkapë mafiozat nga pozitat kyçe në shtet.

Zhgënjyese, shumë zhgënjyese!

 

Të ngjashme
Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës