Trump është “lodhur dhe i zhgënjyer”- Ai nis bisedat me Zelenskyn dhe Putin për armëpushim në Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar përpjekjet për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, duke zhvilluar dy biseda telefonike kyçe. Sipas CNN, Trump së pari ka biseduar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa së shpejti pritet të flasë edhe me presidentin rus Vladimir Putin. Zëdhënësja e Shtëpisë së […]
Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar përpjekjet për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, duke zhvilluar dy biseda telefonike kyçe.
Sipas CNN, Trump së pari ka biseduar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa së shpejti pritet të flasë edhe me presidentin rus Vladimir Putin.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Trump është “lodhur dhe i zhgënjyer me të dyja palët e konfliktit” dhe synon të arrijë një armëpushim për t’i dhënë fund luftës.
Nënpresidenti JD Vance shtoi se Trump do t’i kërkojë Putinit nëse është “serioz” për paqen, duke theksuar se SHBA nuk do të humbasë kohë me përpjekje që nuk sjellin zgjidhje./Periskopi/












