Trump mbyll një tjetër agjenci të ndihmave, Kosova mund t’i humbë mbi 200 milionë dollarë?

Trump mbyll një tjetër agjenci të ndihmave, Kosova mund t’i humbë mbi 200 milionë dollarë?

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë amerikane (DOGE) i Elon Musk do t’i japë fund punës së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), e cila ishte nisur si një agjenci ndihme amerikane nga ish-presidenti republikan George W. Bush për të ulur varfërinë dhe për të promovuar rritjen ekonomike në mbarë botën, sipas një incizimi të takimit […]

Kjo lëvizje për mbylljen e MMC-së vjen si pjesë një përpjekje të të paprecedentë nga Presidenti Donald Trump dhe këshilltari i tij miliarder Musk për të zvogëluar qeverinë federale, duke thënë se paratë e taksapaguesve amerikanë janë shpenzuar gabimisht.

“Ndihma e huaj nuk është prioritet për administratën dhe kështu puna e MCC duhet të përfundojë”, i tha stafit Kyeh Kim, një zyrtar i lartë i MCC-së.

Zyrtarët nga DOGE mbërritën në agjenci në fillim të javës së kaluar dhe filluan bisedimet me udhëheqjen, të cilët po përpiqeshin të shpëtonin agjencinë, tha Kim.

MCC nuk iu përgjigj një emaili të Reuters për komentim.

Kjo lëvizje nga DOGE rrezikon mbi 200 milionë euro për Kosovën.

Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit e Qeverisë amerikane dhe Qeveria e Kosovës vitin e kaluar lansuan zbatimin e programit kompakt, që ishte i fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve për energji të pastër.

Programi kishte vlerën prej 236.7 milionë dollarësh. Nga kjo vlerë, 202 milionë ishin nga MCC-ja dhe 34.7 milionë të tjera kontribut i Qeverisë së Kosovës.

Administrata e Trump tashmë ka çmontuar edhe agjencinë kryesore të ndihmave të Uashingtonit, USAID, e cila administronte rreth 40 miliardë dollarë ndihmë në vit.

Të ngjashme
REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin