Trump me deklaratë të habitshme: Shikoni si kërkojnë të negociojnë për tarifat, duan të na puthin të pasmet

Trump me deklaratë të habitshme: Shikoni si kërkojnë të negociojnë për tarifat, duan të na puthin të pasmet

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar sërish bujë në arenën ndërkombëtare, jo vetëm me tarifat e reja ndaj Kinës dhe Bashkimit Evropian, por edhe me një deklaratë aspak diplomatike që përshkruan mënyrën se si ai po e percepton reagimin e partnerëve tregtarë ndaj politikave të tij agresive. “Po vdesin të bëjnë marrëveshje! Po na thërrasin […]

“Po vdesin të bëjnë marrëveshje! Po na thërrasin për të na puthur të pasmet,” u shpreh Trump gjatë një darke me udhëheqësit republikanë, përcjell Periskopi.

Presidenti amerikan iu referua në deklaratën e tij përpjekjeve të shumta të vendeve të huaja, përfshirë Kinën, për të negociuar me Shtetet e Bashkuara pas vendosjes së tarifave të reja.

Kjo deklaratë vjen në një moment tensioni të lartë, kur Shtëpia e Bardhë ka njoftuar vendosjen e një tarife totale prej 104% ndaj importeve nga Kina, si dhe 20% ndaj Bashkimit Evropian, duke përshkallëzuar luftën tregtare që ka përfshirë ekonomitë më të mëdha të botës.

Tregjet aziatike reaguan me rënie të menjëhershme, ndërsa diplomatët evropianë dhe kinezë janë duke kërkuar mënyra për të shmangur përshkallëzimin. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një bisedë telefonike me kryeministrin kinez Li Qiang, kërkoi “përmbajtje dhe zgjidhje të negociuar”.

Por retorika e Trump duket se shkon në drejtim të kundërt, duke sinjalizuar kënaqësi nga presioni që tarifat po ushtrojnë mbi kundërshtarët tregtarë të SHBA-së.

“Unë e di çfarë po bëj, dreqin!” tha ai, duke vënë theksin në stilin e tij të njohur, të drejtpërdrejtë dhe sfidues, që ka ndarë opinionin si brenda vendit, ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Ndërkohë që edhe analistët janë të ndarë: për disa, kjo është një lëvizje taktike për të detyruar partnerët të ulen në tryezën e bisedimeve me kushte më të favorshme për SHBA-në. Për të tjerë, një përshkallëzim i tillë dhe gjuha fyese e një udhëheqësi i një prej fuqive më të mëdha në botë rrezikon të thellojë ndarjet dhe të dobësojë stabilitetin tregtar global.

Për momentin, sytë janë të gjithë te Pekini dhe Brukseli dhe se si ata do t’i përgjigjen jo vetëm tarifave, por edhe fjalëve të Trump./eo

Të ngjashme
Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet