Trump paralajmëron Iranin për sulme të reja “brutale” nëse nuk arrin marrëveshje

Përmes një reagimi në median sociale Truth, presidenti amerikan Donald Trump i ka kujtuar autoriteteve iraniane se patën shumë mundësi “për të bërë një marrëveshje”. Por, thotë ai, një marrëveshje “mund të ndalojë ende sulmet e ardhshme brutale”. Shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se “Irani duhet të veprojë tani për të shpëtuar atë që […]
Por, thotë ai, një marrëveshje “mund të ndalojë ende sulmet e ardhshme brutale”.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se “Irani duhet të veprojë tani për të shpëtuar atë që ka mbetur nga perandoria e tij”.
Reagimi i plotë:
I dhashë Iranit shans pas shansi për të bërë një marrëveshje. U thashë atyre, me fjalët më të forta, “thjesht ta bënin”, por pavarësisht se sa shumë përpiqeshin, pavarësisht se sa afër i afroheshin, thjesht nuk mund ta bënin.
U thashë atyre se do të ishte shumë më keq se çdo gjë që dinin, parashikonin ose u ishte thënë, se Shtetet e Bashkuara prodhojnë pajisjet më të mira dhe më vdekjeprurëse ushtarake kudo në botë, PA DORËZIM, dhe se Izraeli ka shumë prej tyre, me shumë më tepër që do të vijnë – Dhe ata dinë si t’i përdorin ato.
Disa iranianë të vijës së ashpër folën me guxim, por nuk e dinin se çfarë do të ndodhte. Ata janë të gjithë të VDEKUR tani, dhe vetëm sa do të përkeqësohet!
Ka pasur vdekje dhe shkatërrime të mëdha, por ka ende kohë për ta bërë këtë masakër, me sulmet e ardhshme të planifikuara tashmë që janë edhe më brutale, të marrë fund.
Irani duhet të bëjë një marrëveshje, përpara se të mos mbetet asgjë, dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane. Mjaft me vdekje, jo më shkatërrim, THJESHT BËJENI, PARA SE TË JETË SHUMË VONË. Zoti ju bekoftë të gjithëve!
Drita jeshile nga SHBA-të
Edhe pse Presidenti Trump po ndiqte një marrëveshje bërthamore me Iranin, Izraeli po përgatitej për këtë sulm – duke mbledhur inteligjencë, duke pozicionuar asete dhe përfundimisht duke kryer stërvitje.
Kështu bën të ditur faqja e lajmeve Axios.
Këto përgatitje alarmuan disa zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë, të cilët u shqetësuan se Netanyahu mund të vepronte edhe pa dritën jeshile nga Trump.
Dy zyrtarë izraelitë i pohuan Axios se Trump dhe ndihmësit e tij “po bënin sikur po kundërshtonin një sulm izraelit në publik” – dhe nuk e shprehën kundërshtimin privatisht.
“Ne kishim një dritë jeshile të qartë nga SHBA-të”, pohoi njëri prej tyre.












