Trump shpall tarifat e reja: Kosovës i vendos 10 për qind

Trump shpall tarifat e reja: Kosovës i vendos 10 për qind

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së, të cilat do të hyjnë në fuqi që nga mesnata e sotme. Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, ai ka shfaqur një grafik për të ilustruar tarifat ekzistuese dhe të reja. Në listën […]

Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, ai ka shfaqur një grafik për të ilustruar tarifat ekzistuese dhe të reja.

Në listën e shteteve të prekura nga tarifat e reja figuron edhe Kosova, e cila do të përballet me një tarifë prej 10 për qind.

Ndërkohë, Serbisë i ka vendosur tarifë prej 37 për qind ndërsa produktet e Shqipërisë do të tarifohen me 10 për qind.

Ndryshe, SHBA-ja do të vendosë tarifa ndaj Bashkimit Evropian (20%), Vietnamit (46%), Tajvanit (32%), Japonisë (24%), Indisë (26%), Koresë së Jugut (25%) dhe Tajlandës (36%), raporton BBC, transmeton Periskopi.

Një ndër masat më të rëndësishme të shpallura është tarifa prej 25 për qind mbi të gjithë prodhuesit e huaj të automjeteve.

Sipas Trump, mbi 80 për qind e veturave të prodhuara në Korenë e Jugut shiten brenda vendit, ndërsa mbi 90 për qind e automobilave të shitura në Japoni janë të prodhuara po aty. Në të kundërt, automjetet amerikane përfaqësojnë një pjesë shumë të vogël të tregut në këto vende.

Gjatë fjalimit, Trump ka kritikuar Bashkimin Evropian dhe disa vende aziatike për tarifat që vendosin ndaj automjeteve të prodhuara në SHBA, duke deklaruar se ato kohë tashmë kanë marrë fund.

Në përmbyllje të deklaratës së tij, ai ka rikthyer retorikën e njohur “Amerika e Para”, duke theksuar se SHBA-ja duhet të mbrojë interesat e saj ekonomike dhe të mos ndjekë më politika të tërheqjes ekonomike në dëm të popullit të saj.

Pse Trump po vendos tarifa ndaj shteteve ku u përfshi edhe Kosova?

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?