Trump tha e ndali “luftën” në Kosovë: Kurti krenohej me situatën në Veri, Osmani u çel tek pas deklaratave të presidentit amerikan

Trump tha e ndali “luftën” në Kosovë: Kurti krenohej me situatën në Veri, Osmani u çel tek pas deklaratave të presidentit amerikan

“Veriu i Kosovës është stabilizuar ndjeshëm”, tha kryeministri në detyrë Albin Kurti para disa javëve, por i njëjti nuk ka pasur informacione se presidenti amerikan Donald Trump i është dashur të ndaloj përshkallëzimin e situatës në Kosovë nga Serbia. Hiç më mirë se Kurti nuk qëndron as zonja tjetër e shtëpisë, presidentja Vjosa Osmani e […]

“Veriu i Kosovës është stabilizuar ndjeshëm”, tha kryeministri në detyrë Albin Kurti para disa javëve, por i njëjti nuk ka pasur informacione se presidenti amerikan Donald Trump i është dashur të ndaloj përshkallëzimin e situatës në Kosovë nga Serbia. Hiç më mirë se Kurti nuk qëndron as zonja tjetër e shtëpisë, presidentja Vjosa Osmani e cila veç e ka konfirmuar atë që tha Trump, por nuk e pa situatën alarmante që të zbres nga aeroplani e të merren masa, shkruan Periskopi.

Pas deklaratës së presidentit amerikan për ndërhyrjen e tij në Kosovë, kjo situatë ishte alarmuese, por fakti që kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk kishtë informacion ishte edhe më e “frikshme”. Kurti nuk e pa të udhës as që të mblidhej Këshilli i Sigurisë, ndërsa Osmani veç tha se do të mbajë një konferencë për media posa të arrijë në Kosovë.

I ashpër me dyshen e shtetit ishte edhe opinionisti Ilir Deda.

Deda pyeti se a ka pasur mbledhje të Këshillit të Sigurisë, a pati biseda me shtetet e mëdha, thirrje për bisedime.

“Nëse me të vërtetë paskemi qenë në prag të “ndezjes” me Serbinë, atëherë ku mbeti shteti?

A pat mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Kosovës?

A pat takime ndërmjet udhëheqësve institucional e partiak?

A pat biseda me udhëheqës të shteteve të mëdha – Francës, Gjermanisë, Italisë e Britanisë? Me shefin e NATO’s?”, tha ai mes tjerash.

Osmani konfirmon fjalët e Trump: E ndali një përshkallëzim të mundshëm, bëhet fjalë për kohët e fundit

Çka tha Kurti?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka asnjë informacion për një situatë të tillë dhe as për ndërhyrjen e Trumpit në parandalimin e një sulmi të mundshëm nga Serbia. Ai tha se këto informacione mund të jenë të klasifikuara dhe të mbahen brenda administratës amerikane.

“Është vështirë tash të them sepse nuk i di planet që i kanë, nuk i kam as informacionet e tyre, me siguri që Shtëpia e Bardhë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përgjithësi kanë më shumë informacione se çfarë synimesh operacionale ka pasur Serbia dhe mund të kenë vepruar kundër tyre, faleminderit shumë”, tha Kurti në një intervistë për Tëvë1.

Ai shtoi më tej: “Ato informacione që i kanë ata se çfarë ka bërë si plan konkret operacional kundër Kosovës Serbia mbase ne nuk e dimë edhe është e pritshme që nuk mund ta dimë. Organet tona bashkëpunojmë me SHBA-të dhe mbase një ditë do t’i kemi edhe në ato informacione, por aktualisht ne nuk i posedojmë ato.”

Akuzat e Grenellit ndaj presidentes Osmani për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, e ka kritikuar të dielën presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për siç ka thënë, “manipulimin e fjalëve” të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai i është referuar deklaratës së Osmanit, të bërë më herët gjatë javës në Uashington, përgjatë së cilës i ka konfirmuar deklaratat e presidentit Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.

“Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij për paqe dhe normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë më 2019 dhe 2020 përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit në Zyrën Ovale. Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj marrëveshjeje. Pretendimi që ka pasur diçka të re është absurde”, ka thënë Grenell përmes një postimi në X./PERISKOPI

 

 

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it