Trump vendos tarifa prej 25 për qind ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

Trump vendos tarifa prej 25 për qind ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të vendosë tarifa prej 25 për qind ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut, duke rritur presionin ndaj dy aleatëve amerikanë dhe dhjetëra ekonomive tjera për të arritur marrëveshje tregtare me Washingtonin. Trump u ka nisur letra të ngjashme liderëve të Afrikës së Jugut, Malajzisë, Mianmarit, Laosit dhe […]

Trump u ka nisur letra të ngjashme liderëve të Afrikës së Jugut, Malajzisë, Mianmarit, Laosit dhe Kazakistanit, duke thënë se do t’i godasë me tarifa produktet e tyre, prej 25 deri në 40 për qind.

Presidenti ka thënë në fundjavë se duke nisur nga ditë e hënë ai do të dërgojë një mori letrash nëpër shtete të ndryshme për t’i informuar se do t’i zbatojë masat e ashpra që në prill i pati shtyrë për një periudhë kohore.

Në letrat dërguar liderëve të Japonisë dhe Koresë së Jugut, Trump ka thënë se rritja e tarifave do të ndodhë pasi marrëdhëniet tregtare me Uashingtonin, “fatkeqësisht janë larg reciprokes”.

Në letra është thënë se data e fundit për hyrje në fuqi të tarifave është 1 gushti dhe ka paralajmëruar për përshkallëzim të mëtejmë nëse shtetet e përfshira hakmerren me kundërmasa.

Aktualisht, këto shtete janë goditur me 10 për qind tarifë – masë që Trumpi e zbaton në pothuajse të gjithë partnerët tregtarë.

Megjithatë, presidenti amerikan ka thënë se është i gatshëm t’i ulë tarifat nëse shtetet i ndryshojnë politikat tregtare.

Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, ka thënë të dielën se ai “nuk do të bëjë lehtësisht kompromis” në bisedimet tregtare me Uashingtonin.

Deri më tani, Uashingtoni ka arritur marrëveshje tregtare vetëm me Britaninë dhe Vietnamin, derisa Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë pajtuar për t’i ulur përkohësisht tarifat në produktet e njëra-tjetrës, që shkonin në mbi 100 për qind./REL/ Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve