“U përjashtuan nga moderimi i emisioneve”, moderatorë të RTK-së akuzojnë për përjashtim arbitrar dhe censurë

“U përjashtuan nga moderimi i emisioneve”, moderatorë të RTK-së akuzojnë për përjashtim arbitrar dhe censurë

Moderatorja e transmetuesit publik, Blerta Foniqi – Kabashi, bashkë me kolegët e saj Meneta Zekaj Nushi, Jehona Zhitia, Edona Musa, Arton Mulliqi dhe Valon Bajrami, kanë reaguar publikisht ndaj një vendimi të menaxhmentit të RTK-së, të cilin e konsiderojnë arbitrar dhe joligjor. Në reagimin e tyre thuhet se të premten, në fund të orarit të […]

Në reagimin e tyre thuhet se të premten, në fund të orarit të punës, ata kanë marrë një njoftim të paparalajmëruar, me të cilin përjashtohen nga moderimi i emisioneve – përkatësisht i magazinës së orës 17:00 dhe lajmeve të orës 23:00.

Gazetarët theksojnë se kanë kërkuar takim me menaxhmentin e RTK-së lidhur me këtë çështje, por nuk kanë marrë përgjigje. Ata e quajnë vendimin si ndërhyrje të drejtpërdrejtë në skemën programore, që sipas tyre është e paligjshme, ngase ndryshimet në skemë mund të bëhen vetëm nga Bordi – institucion i cili aktualisht mungon në RTK.

“Vendimi i fundit ka vetëm një qëllim: heshtjen e zërit të panënshtruar dhe profesional brenda Transmetuesit Publik”, thuhet në reagim, ku gjithashtu potencohet se herë pas here janë paralajmëruar heqje të magazinave informative sa herë që janë transmetuar intervista me përfaqësues të partisë në pushtet që kanë shprehur pakënaqësi nga ballafaqimi profesional.

Moderatorët pohojnë se janë përballur me presion të vazhdueshëm dhe akuza të pabaza nga eprorët, gjë që e ka bërë të vështirë ushtrimin e detyrave të tyre të punës.

Ata paralajmërojnë se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e të drejtave të tyre, duke nënvizuar se do të vazhdojnë punën në mënyrë objektive dhe profesionale, pavarësisht sfidave./Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve