U raportua se u sulmua, deputeti Adem Hoxha reagon me një postim, ankohet që goranët s’kanë rrymë qe tri ditë

U raportua se u sulmua, deputeti Adem Hoxha reagon me një postim, ankohet që goranët s’kanë rrymë qe tri ditë

Më herët u raportua se deputeti goran Adem Hoxha ishte sulmuar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Zlipotok të Dragashit derisa ishte bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, janë sulmuar fizikisht dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Por, nga vetë deputeti Hoxha nuk pati reagim për këto raportime. Ai në faqen e partisë […]

Por, nga vetë deputeti Hoxha nuk pati reagim për këto raportime.

Ai në faqen e partisë së tij “Jedinstvena Goranska Partija” ka ndarë një shqetësim tjetër. Ai është ankuar për një problem me rrymë që, sipas tij, po përballen banorët e Gorës në komunën e Dragashit.

Hoxha tha se qe tri ditë ata nuk kanë rrymë derisa kjo po ia vështirëson edhe kryerjen e aktiviteteve normale të ditës.

“Për të tretën ditë radhazi, banorët e Gorës po përballen me një ndërprerje të plotë të energjisë elektrike. Kjo situatë është përshkallëzuar në një krizë të rëndë humanitare që kërcënon kushtet themelore të jetesës — familjet janë pa ujë të ngrohtë, komunikim, dritë dhe qasje në shërbimet thelbësore”.

Hoxha tha se pavarësisht apeleve të shumta drejtuar të gjitha institucioneve kompetente në nivel lokal dhe qendror, deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje konkrete apo ndërhyrje efektive.

Ai i ka bërë apel edhe BE-së për reagim urgjent dhe mbështetje për qytetarët e Gorës.

“Qytetarët janë lënë vetëm për t’u përballur me kushte që janë të papranueshme në shekullin e 21-të. Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Gorës, u bëj thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse, partnerëve ndërkombëtarë dhe përfaqësuesve diplomatikë që të reagojnë urgjentisht dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi. I bëjmë një apel të veçantë Bashkimit Evropian, si garantues i vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut, që të përdorë ndikimin e tij dhe të mbështesë qytetarët e Gorës në arritjen e kushteve themelore të jetesës. Një furnizim i qëndrueshëm  me energji elektrike nuk është luks, por një e drejtë themelore njerëzore. Gora nuk kërkon privilegje — kërkon dinjitet, përgjegjësi dhe përgjigje në kohë”, shkroi ai.

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it