U vra me urdhrin e Biden: Kush ishte kryeterroristi Abu Ibrahim al-Hashimi dhe çfarë kërdie bëri veç javën e kaluar në Siri

Forcat speciale amerikane kanë vrarë liderin e ISIS-it Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi gjatë një aksioni antiterrorizëm në veriperëndim të Sirisë. Lajmin e dha presidenti amerikan, Joe Biden. Ky ishte aksioni më i madh amerikan në këtë vend, që prej 2019-tës kur gjatë një operacioni u vra lideri tjetër i grupit terrorist, Abu Bakr al-Bagdhdadi. “Mbrëmë, […]
Forcat speciale amerikane kanë vrarë liderin e ISIS-it Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi gjatë një aksioni antiterrorizëm në veriperëndim të Sirisë.
Lajmin e dha presidenti amerikan, Joe Biden.
Ky ishte aksioni më i madh amerikan në këtë vend, që prej 2019-tës kur gjatë një operacioni u vra lideri tjetër i grupit terrorist, Abu Bakr al-Bagdhdadi.
“Mbrëmë, me urdhrtin tim, forcat ushtarake amerikane, në veriperëndim të Sirisë, kanë ndërmarrë një aksion të suksesshëm për mbrojtjen e popullit amerikan dhe aleatëve tonë, si dhe për ta bërë botën një vend më të sigurt”, shkroi presidenti Biden në Tëitter.
“Falë aftësisë dhe guximit të Forcave të Armatosura, kemi hequr nga beteja liderin e ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al Qurayshi. Të gjithë amerikanët janë kthyer të sigurt nga operacioni”, njoftoi presidenti Biden, shkruan CNN, përkthen Periskopi.
ISIS ka zhvilluar territor të madh aktiviteti në Siri. Javën e kaluar, një rajon i kontrolluar nga Forcat Demokratike Siriane (që e kanë mbështetjen e ShBA-së), u godit nga grupi terrorist.
Forcat e ISIS-it, nën urdhrin e liderit terrorist të vrarë sot, sulmuan një burg në verilindje të Sirisë.
Ky mund të jetë sulmi që u paralajmërua se mund të jetë një ‘ringjallje’ e grupit të madh terrorist.
Sipas analistëve, sulmi i javës së kaluar në Siri nga ISIS, ishte planifikuar për afro gjashtë muaj.
“Ky operacion mund të jetë një nga ato më të mëdhatë të ISIS-it”, tha opinionisti Siyamend Ali për CNN-in./Periskopi/












