Ulet çmimi i naftës pas tarifave të Trump, Rozeta Hajdari tenton t’i merr meritat: Morëm vendim për rregullimin e çmimeve

Ulet çmimi i naftës pas tarifave të Trump, Rozeta Hajdari tenton t’i merr meritat: Morëm vendim për rregullimin e çmimeve

Tarifat e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka nisur ndikimin në nivel grolal në uljen e çmimit të naftës. Në Kosovë, çmimi i naftës pritet të bie deri në 1 Euro, lajm ky i konfirmuar nga kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, raporton Periskopi. E në këtë vrull të rënies së çmimit, pa humbur kobë, […]

E në këtë vrull të rënies së çmimit, pa humbur kobë, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tentoi t’i merr meritat përmes një njoftimi se ka nënshkruar vendim për ”rregullimin e çmimeve dhe vendosjen e masave të tjera mbrojtëse, për produktet e naftës të përdorshme në transport”.

Në njoftimin e MINT, thuhet se ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të produkteve të naftës.

“Sipas këtij vendimi, përcaktohet: – marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë në dy (2) eurocentë për litër dhe  – marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë në dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet edhe se vendimi i detyron subjektet për t’u furnizuar me produkte dhe për të ofruar për shitje produktet e naftës, pa ndërprerje, si dhe të respektojnë çmimet me marzhën tregtare maksimale të lejuar dhe tjera masat mbrojtëse, të përcaktuara.

“Poashtu, zbatimi i këtij vendimi parasheh mbikëqyrje të shtuar inspektuese, paraqitjen e rasteve të dyshimta te Autoriteti i Konkurrencës, si dhe bashkëpunim të ngushtë të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës. Ky vendim është një hap tutje drejt promovimit të konkurrencës së ndershme të tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve, duke parandaluar sjelljet antikonkurruese, duke siguruar transparencë dhe kushte të barbarta në tregun e Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi.

Aktualisht, çmimet në Kosovë janë përafërsisht: Dizel 1.22 cent deri në 1.30 cent, benzinë ​​1.24 cent deri në 1.31 cent.

Në të njëjtën kohë, çmimet e derivateve në Shqipëri, nafta 1.89 cent dhe benzina 1.88 cent. Ndërkaq në Serbi naftë 1.78. cent dhe benzina 1.79 cent.

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm të premten, duke arritur nivelet më të ulëta që nga viti 2021, për shkak të shqetësimeve në rritje se lufta tregtare do të dëmtojë rëndë ekonominë globale.

Nafta amerikane ra me 8 për qind, duke arritur në 61.92 dollarë për fuçi në tregtinë e fundit. Kjo rënie vjen pas një tkurrjeje prej 6.6 për qind të enjten, e shkaktuar nga shqetësimet për tarifat dhe një rritje të papritur të prodhimit nga OPEC+, shkruan cnn.

Çmimi i naftës bruto ra deri në 60.81 dollarë për fuçi, niveli më i ulët brenda ditës që nga prilli i vitit 2021.

Tregtarët e naftës kanë frikë se lufta tregtare do të ngadalësojë rritjen ekonomike në atë pikë sa të ndikojë negativisht në kërkesën për energji./Periskopi/

Të ngjashme
Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre