“Unë them që nuk duhet të zbatohet”: Çka kishte thënë Glauk Konjufca për tokën e Manastirit të Deçanit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ishte kategorik në qëndrimet e tij se vendimi i gjykatës Kushtetuese të Kosovës për tokën e Manastirit assesi të moszbatohej, shkruan Periskopi. Konjufca gjatë një paraqitje në Rubikon në Klan Kosova ishte i prerë në qëdrimin e tij se ky vendim nuk duhet të zbatohet. “Unë them që […]
Konjufca gjatë një paraqitje në ">Rubikon në Klan Kosova ishte i prerë në qëdrimin e tij se ky vendim nuk duhet të zbatohet.
“Unë them që nuk duhet të zbatohet. Ata që i përkasin shteteve të pjekura, iu duket fort e pranueshme dhe fort e gabueshme sepse bazamenti i shtetit është kur institucioni kryen punën e vet sipas kompetencave. Unë them që ai nuk duhet të zbatohet. Sepse unë kam hy dhe e kam studiu kuadrin ligjor, jo të Gjykatës Kushtetuese, por kuadrin ligjor të pronësisë dhe vendimit politik kur është marrë dhe në bazë të cilit ka marrë Gjykata Kushtetuese. Pra është dimensioni i parë që për mua është skandaloz”, kishte thënë Konjufca në Rubikon.
Konjufca kishte sqaruar se pse një vendim i tillë nuk do të duhej të zbatohej.
“Për faktorët më të rëndësishëm ndërkombëtar, duke filluar nga ShBA-të, partneri më i rëndësishëm i Kosovës, e kanë qasjen me e shiku problematikën nga cenueshmëria dhe kredibiliteti i institucioneve nëse shteti nuk i zbaton vendimet e institucioneve të veta ma të rëndësishme. Kjo në teorinë formale të shtetit, mundet me u quajtë një shtet me defekte, shtet që nuk po funksionon në mnëyrë demokratike, i ka të zgjedhura trupat e vet, trupat e vet po marrin vendime dhe pastaj nuk po përcjellen ato deri në konsekuencën e fundit kushtetueso-institucionale. Kane qenë shpesh (ambasadorët v.j) edhe në zyrën time dhe gjithmonë trajtojmë këto problematike. Por unë mendoj se jo vetëm si concept i Qeverisë Kurti por ma merr mendja edhe i Qeverisë Haradinaj por edhe i Qeverisë së Avdullah Hotit, i karakterizon një emërues i njëjtë në këtë aspekt, vështirësia për me e marrë një vendim me e zbatu një përfundim të Gjykatës Kushtetuese, për të cilin intimisht je fort i bindun që ka qenë huqje dhe gabim”, kishte thënë njeriu i dytë në Vetëvendosje, njëherit kryetar i Kuvendit.
Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vazdhimisht kishin bërë thirrje që të zbatohet në plotni vendimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit.
Asokohe kryeministri Albin Kurti, në maj të vitit 2021, pati kërkuar dialog me kryemurgun e Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq.
Janjiq pati refuzuar kërkesën e kryeministrit Kurti për takim, duke e quajtur një kërkesë ‘krejtësisht të pakuptimtë”.
Ndryshe më 20 maj 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, kishte sjell vendimin që Manastiri i Deçanit është pronar i 24 hektarëve tokë dhe pyll. Që prej këtij vendimi të Kushtetueses, ai nuk është zbatuar. Shtetet e Kuintit në Kosovë, vazhdojnë të bëjnë thirrje për zbatimin e tij ndërkohë qeveritë – përfshirë edhe këtë aktualen – refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë…












