UNKT e konfirmon emailin lidhur me komunikimet me qeverinë në detyrë, nuk komenton përmbajtjen

UNKT e konfirmon emailin lidhur me komunikimet me qeverinë në detyrë, nuk komenton përmbajtjen

Zyra e Koordinatores së Agjencive të OKB-së në Kosovë (UNKT) ka pranuar rrjedhjen në media të informatave nga shkëmbimi i emailave zyrtarë me agjencitë e Kombeve të Bashkuara në vend, bërë të hënën, në raport me sjelljet karshi zyrtarëve të Qeverisë në Detyrë. Me anë të një emaili dërguar në Klan Kosova, konfirmohet zyrtarisht se […]

Zyra e Koordinatores së Agjencive të OKB-së në Kosovë (UNKT) ka pranuar rrjedhjen në media të informatave nga shkëmbimi i emailave zyrtarë me agjencitë e Kombeve të Bashkuara në vend, bërë të hënën, në raport me sjelljet karshi zyrtarëve të Qeverisë në Detyrë.

Me anë të një emaili dërguar në Klan Kosova, konfirmohet zyrtarisht se “janë në dijeni për raportimet e fundit në media” lidhur me përmbajtjen e emaileve nisur nga Zyra e Koordinatores drejt shefave të agjencive të OKB-së në Kosovë, duke shtuar se “pozicioni zyrtar i OKB-së nuk komunikohet përmes email-eve të rrjedhur (ang. leaked)”.

Me këtë përgjigje, kjo zyrë le të kuptohet se raportimi i mbrëmshëm në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova për dërgimin e emailit te agjencitë nën ombrellën e OKB-së është i saktë.

UNKT, po ashtu, me një gjuhë asnjëanëse, shton se “Pozicioni zyrtar i OKB-së është i qartë: u takon qytetarëve të Kosovës të zgjedhin qeverinë e tyre”, dhe se “OKB-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë me autoritetet dhe institucionet duke prioritizuar mirëqenien e popullit të Kosovës”.

Autori i emisionit “Rubikon”, ka bërë një sqarim për situatën, pas tentimit të zëdhënësit të Qeverisë në Detyrë dhe zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje! për të lajthitur dhe minimizuar raportimin në Klan Kosova, se ka pasur email me instruksione drejt udhëheqësve se cili duhet të jetë raporti i agjencive të OKB-së derisa ka situatë të re politike në vend.

“E konfirmoj se të hënën, pasdite, një email nga zyra e OKB-së në Kosovë është dërguar në disa adresa të përfaqësuesve të këtyre agjencive, në të cilin jepen udhëzime se si duhet të jetë niveli i komunikimit me Qeverinë e Kosovës, derisa ajo është në detyrë. Si gazetar, e ruaj të drejtën e moszbulimit të burimeve. Kushdo që ka interesim të pyesë në adresat e caktuara se a është dërguar ky email, si dhe ta publikojnë përmbajtjen e tij. Faleminderit!”, ka shkruar gazetari Kelmendi, në rrjetin social Facebook.

“P.s. Fake news u tha është edhe rritja e çmimit të rrymës, u pa se si doli. Njëjtë edhe me shumë lajme të tjera”, ka shtuar ai.

Për shkak se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova ka mbetur me Qeveri në Detyrë dhe pa konstituim të Kuvendit, gjendje kur ish-opozita konteston legjitimitetin e kryeministrit dhe ministrave që kanë dhënë betimin edhe si deputetë, disa misione diplomatike, organizata dhe agjenci të huaja kanë adoptuar protokolle të reja të mënyrës së bashkëpunimit me individë në institucionet kosovare. /Periskopi/

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it