Uran Ismaili: Askush s’ka me hy mes meje dhe qytetarëve, do t’i shërbej Prishtinës 24/7

Uran Ismaili: Askush s’ka me hy mes meje dhe qytetarëve, do t’i shërbej Prishtinës 24/7

Uran Ismaili në takimin e parë me qytetarët në Sheshin “Adem Jashari”, përveç shpalosjes se zgjidheve të tij për problemet e Prishtinës ai po ashtu tregoi arsyet që e kanë shtyrë të rikandidojë për drejtimin e kryeqytetit. Para një numri të madh qytetarësh, Ismaili u kthye te momenti i zgjedhjeve të kaluara dhe reagimet e […]

Uran Ismaili në takimin e parë me qytetarët në Sheshin “Adem Jashari”, përveç shpalosjes se zgjidheve të tij për problemet e Prishtinës ai po ashtu tregoi arsyet që e kanë shtyrë të rikandidojë për drejtimin e kryeqytetit.

Para një numri të madh qytetarësh, Ismaili u kthye te momenti i zgjedhjeve të kaluara dhe reagimet e komentet që kishte marrë pas saj.

“Pas fushatës, kudo që më keni pa – edhe ata që më kanë votu, edhe ata që atëherë kanë hezitu, ma keni dhanë një porosi rrugës: ‘Mos u dorëzo’,” tha ai.

Duke u mbështetur në këtë mesazh që e ka ndjekur përgjatë katër viteve të fundit, Ismaili tha se vendimi për të rikandiduar nuk ka qenë i lehtë për t’u marrë, por buron nga besimi i thellë se Prishtina ka nevojë për një mënyrë të re të të bërit politikë – një qasje që vendos qytetarin në qendër.

“Prishtinë, unë nuk jam dorëzu. Ti je një për mu. E unë kam me qenë gjithmonë me ty,” u shpreh ai.

Në fjalimin e tij, Ismaili kritikoi mënyrën sesi është qeverisur kryeqyteti gjatë viteve të fundit, duke theksuar se shumë prej vendimeve janë marrë nga një numër i vogël njërëzish, të mbyllur nëpër zyra, larg nevojave, kërkesave dhe konsultimeve me qytetarët.

“Qytetari i Prishtinës nuk ka qenë në qendër as të investimeve, as të shërbimeve, as të vendimeve,” tha ai, duke shtuar se ajo që i duhet sot Prishtinës është një qeverisje e afërt me qytetarët, që i dëgjon dhe u jep zgjidhje reale problemeve të tyre të përditshme.

Për Ismailin, ky angazhim është vazhdim i një rruge që ka nisur me përkushtim dhe me bindjen se kryeqyteti meriton më shumë.

“Ndjej shpresën e bashkëqytetarëve të mi, që kemi me nxjerr Prishtinën prej këtij kaosi që ka kapluar çdo lagje dhe çdo rrugë. E kjo ma rrit përgjegjësinë edhe mua personalisht.”

Në fund të fjalimit, ai shtoi se ky rrugëtim nuk mund të bëhet vetëm:

“Bashkë mund ta përfundojmë epokën e zhgënjimit në Prishtinë. Bashkë mund ta ndërtojmë një qytet të pastër, të gjelbër, të sigurt, me mundësi për të gjithë.”/Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve