Urat e interesit në Mitrovicë: A u ndanë tenderët milionësh mes miqëve të pushtetit të Kurtit?

Urat e interesit në Mitrovicë: A u ndanë tenderët milionësh mes miqëve të pushtetit të Kurtit?

Në fillim të këtij muaji, një dramë të re e nisi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili së bashku me disa ministra në detyrë dhe anëtarë të partisë së tij, hodhën gurthemelin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër. Ashtu siç edhe pritej, fillimi i këtyre urave – pa koordinim – […]

Enis Rrustemi, Periskopi

Kontratën, të cilën e ka dhënë Ministria e Infrastrukturës, e ka fituar kompania “EUROKOS HOLDING” SH.P.K., me pronar Ylber Shamollin, e cila është përzgjedhur fituese në një proces të negociuar të prokurimit. Vlera e kontratës është saktësisht 2,999,628.18, bazuar në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës të publikuar në platformën e-prokurimi.

 

 

Kompania fituese e përzgjedhur nga Ministria e Infrastrukturës për ndërtimin e këtyre dy urave, del të jetë mjaft e afërt me kompaninë e dostave të Hysen Durmishit, “N.P.SH.”Bageri”.

Afërsinë me kompaninë në fjalë që pronar ka Bujar Shabanin, s’e ka fshehur asnjëherë Hysen Durmishi. Madje, edhe vetë në konferencë për media kishte deklaruar se e ka mik.

“Unë Bujar Shabanin e njoh që nga viti 2001, e kam shok dhe ka pasur ndonjë periudhë kur unë nuk kam punuar e nuk kam pasur ndonjë angazhim. Pasi që kam dale prej Komunës së Prishtinës, i kam ndihmu më shumë në kuptimin e organizimit të kompanisë kështu si shok, por asnjëherë nuk kam punuar në kompaninë e tij. Thjeshtë e kam këshillua për shkak të përvojës që e kam në menaxhim”, kishte thënë Durmishi.

Siç shihet edhe në këtë fotografi të publikuar nga Paparaci, zëvendësministri Durmishi vazhdon të shoqërohet me pjesëtarët e familjes Shabani.

Hysen Durmishi dhe djali i Bujar Shabanit – pronari i N.P.SH.”Bageri”

Kompania e Bujar Shabanit, në tenderët e fituar nga Ministria e Infrastrukturës, në shumicën e rasteve e ka afër vetës edhe ‘EUROKOS HOLDING SH.P.K’, kompaninë që fitoi tenderin tre milionësh për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër.

Ministria e Infrastrukturës më 26 dhjetor të 2024-ës ndau 2,9 milionë euro tender për konserciumin ekonomik ‘Dio Bes SH.P.K’ dhe ‘EUROKOS HOLDING SH.P.K’. Tenderi kishte të bënte me rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës rajonale Shipashnicë-Desivjocë-Tërstenë.

Pronar i ‘Dio Bes SH.P.K’ është Sokol Shabani, i cili e ka axhë, Bujar Shabanin.

 

Pasurimi i Sokol Shabanit nga Qeveria Kurti s’po kufizohet vetëm në këtë rrugë. Firma e tij në konsercium me ‘EUROKOS HOLDING SH.P.K’ ka ndarë tender në vlerë prej 8,3 milionë euro në ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.

 

Shokët e Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit përfitojnë në tenderin mbi 34 milionë euro, hise merr edhe “Daja i Vetëvendosjes”

Historia famëkeqe e tenderit për ndërtimin e kësaj rruge ngjalli reagime të shumta në media. E këtu, ishte e përfshirë pikërisht kompania “EUROKOS HOLDING SH.P.K”.

Ministria e drejtuar nga Liburin Aliu dhe Hysen Durmishi kishte zgjedhur që t’i jap tenderin për LOT 3, konsorciumi me ofertë më të lartë, duke i injoruar ofertat më të lira. Kjo erdhi, pavarësisht ankesave të shumta për keqëpërdorime në gjykatën e tenderëve, apo siç njihet si Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP).

Krejt në fund, vlen të theksohet se pasi Prokuroria Speciale nisi hetimet rreth procedurave për ndërtimin e urave mbi lumin Ibër, akterë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje u hodhën në sulm ndaj kryeprokurorit Blerim Isufajt. /Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve