Urime 8 Marsi pa dallim gjinie: E-maili i drejtorit të RTK-së për burrat e televizionit publik, do t’ju lë pa fjalë

Urime 8 Marsi pa dallim gjinie: E-maili i drejtorit të RTK-së për burrat e televizionit publik, do t’ju lë pa fjalë

Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, ua ka dërguar një e- mail të gjithë burrave në RTK, që të ‘organizohen’ për urimin e festës së 8 marsit. Periskopi e ka këtë e-mail dhe po e publikojmë më poshtë… Nëpërmjet një gjuhe shqipe jashtëzakonisht të varfër e herë-herë edhe të pakuptueshme, drejtori i RTK-së Rilind Gërvalla, denjon […]

Nëpërmjet një gjuhe shqipe jashtëzakonisht të varfër e herë-herë edhe të pakuptueshme, drejtori i RTK-së Rilind Gërvalla, denjon të organizojë burrat e RTK-së për urime masive për ditën e 8 Marsit.

Drejtor Gërvalla, obligon seksin mashkullor në RTK, që fillimisht, t’u kërkojë falje grave, që deri në ditën e sotme – 8 mars 2023 – nuk kanë pasë ‘vendim për urim dinjitoz’.

Një shkarje tjetër logjike, që bën (ndoshta pavetëdijshëm) drejtori Gërvalla, është duke nënkuptuar 8 Marsin si ditë ‘viktimizimi’ për gratë, ku njofton burrat e televizionit publik, se ‘do të përpiqet që më 8 Mars, në të ardhmen gratë ta kenë pushim në RTK’.

Dhe në fund, drejtori Gërvalla, në rreshtat emotiv – bën edhe një gabim tjetër të trashë: duke ua uruar 8 Marsin ‘që të gjithëve pa dallim gjinie’.

Më poshtë, e-maili i plotë i z.Gërvalla: 

“Te dashur kolege, kerkoj nga ju qe kete email te ua dergoni te gjitha grave qe keni ne sektoret qe ju mbikeqyrni.

Ju lus qe ne emrin tim se pari te ju kerkoni falje te gjitha grave ne RTK qe jane vartese tuaja qe nuk kane patur nje vendim te tille me heret dhe nje urim dinjitoz per daten 8 Mars. Kete vit, per vitin e ardhshem do te perpiqem qe ne menaxhment te marr pelqimin qe ne daten 8 mars, te gjitha grate punetore ne RTK te kene dite te lire!

Do perpiqemi gjithashtu qe te vendosim si rregull qe per te gjitha grate ne diten e pare te cilkit menstrual te kete lehtesime, por edhe dite pushimi.

Ua uroj 8 Marsin qe te gjitheve pa dallim gjinie, duke deshiruar qe te jete kjo nje date, duke deshiruar qe te jete kjo nje date qe te gjithe ne (sidomos burrat) te vetedijesohemi per barazine gjinore, barazine ne pune, te organizohemi kunder ngacmimeve, kunder gjuhes ngacmuese dhe dhunes si verbale e asaj fizike!

Shendet e perulje per punen e palodhshme qe beni ne RTK-ne!”.

 

Të ngjashme
Nisje pa bitisje – një rikapitulim i takimeve të para të Kurtit me liderët e partive të tjera

Nisje pa bitisje – një rikapitulim i takimeve të para të Kurtit me liderët e partive të tjera

Yamal: Nuk më interesojnë golat, dua ta fitoj Kupën e Botës me Spanjën

Yamal: Nuk më interesojnë golat, dua ta fitoj Kupën e Botës me Spanjën

Rama dënon sulmin online ndaj bizneseve: Organizim politik kundër familjeve që jetojnë me turizmin

Rama dënon sulmin online ndaj bizneseve: Organizim politik kundër familjeve që jetojnë me turizmin

E pazakontë në Pejë: Burri denoncon kunatën, thotë se përballej me dhunë psikike të vazhdueshme

E pazakontë në Pejë: Burri denoncon kunatën, thotë se përballej me dhunë psikike të vazhdueshme

Për shkak të punimeve ndryshojnë drejtimet e autbosëve të linjave 3 dhe 4

Për shkak të punimeve ndryshojnë drejtimet e autbosëve të linjave 3 dhe 4

MINT publikon çmimet maksimale të derivateve: Ja sa kushtojnë nafta, benzina dhe gazi

MINT publikon çmimet maksimale të derivateve: Ja sa kushtojnë nafta, benzina dhe gazi

Deficiti tregtar rritet me 4 %

Deficiti tregtar rritet me 4 %

Buxhovi: Thaçi ka dhënë dëshmi se lufton dhe sakrifikohet për shtetin e Kosovës

Buxhovi: Thaçi ka dhënë dëshmi se lufton dhe sakrifikohet për shtetin e Kosovës

CNN: Pamje të reja satelitore zbulojnë se Irani mund të jetë duke rindërtuar objektet bërthamore

CNN: Pamje të reja satelitore zbulojnë se Irani mund të jetë duke rindërtuar objektet bërthamore

Sonte mësohen dy gjysmëfinalistet e fundit të Kupës së Botës

Sonte mësohen dy gjysmëfinalistet e fundit të Kupës së Botës

Dita e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, në Prishtinë shënohet me një aksion

Dita e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, në Prishtinë shënohet me një aksion

Tragjedia në Gllogjan: Halil Mehmetaj akuzohet se i shtyu djemtë drejt vrasjes

Tragjedia në Gllogjan: Halil Mehmetaj akuzohet se i shtyu djemtë drejt vrasjes

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot