Ushtarët, policët, e infermierët mbesin pa shtesat e “mundit” të tyre – Ministria e drejton gishtin dikah tjetër

Ushtarët, policët, e infermierët mbesin pa shtesat e “mundit” të tyre – Ministria e drejton gishtin dikah tjetër

Fillimi i këtij muaji nuk ishte i mirëpritur nga policët e Kosovës, ushtarët e FSK’së e as nga një pjesë e infermierëve. Krejt kjo pasi në xhillollogaritë e tyre nuk u ekzekutuan pagesat për orët shtesë që kanë punuar dhe për ndërrimin e natës. Për këtë Ministria e Financave ua ka hedhur fajin organizatave buxhetore […]

Iliriana Xhylani, Periskopi

Në një përgjigje për Periskopin, Ministria e Financave ka sqaruar se organizatat buxhetore e kanë për detyrë që të përgatisin listat e pagave, por kjo nuk guxon që ta tenkaloj buxhetin e miratuar, kur miratojnë shtesa tjera mbi pagën bazë.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) shpreh mirëkuptimin e saj për shqetësimet e ngritura në lidhje me ekzekutimin e pagave dhe shtesave. Përgjegjësia mbi përgatitjen e listave të pagave, e njëkohësisht edhe sigurimin se shuma e urdhëruar për pagesë është brenda kufijve buxhetorë të miratuar në ligjin për ndarje buxhetore, i takon secilës organizatë buxhetore përkatëse. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Thesari sigurohet që shuma është në përputhje me ndarjen buxhetore, dhe e bën procesimin e pagesës nëpër llogari individuale. Ndërsa, u takon organizatave buxhetore përkatëse që të planifikojnë buxhetin vjetor nëpër muaj, dhe të sigurohen se kanë buxhetin e mjaftueshëm kur miratojnë shtesa tjera mbi pagën bazë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Duke theksuar se këtë muaj organizatat e kanë kaluar ndarjen buxhetore, Ministria u ka bërë thirrje që herën tjetër të sigurohen që janë brenda buxhetit dhe situata e njëjtë të mos përsëritet muajve në vijim.

“Çdo tejkalim i ndarjes buxhetore proporcionale mujore, mund të rezultojë në situata ku bëhet i pamundur ekzekutimi i plotë. MFPT, konkretisht Thesari, ka njoftuar me kohë organizatat buxhetore që të sigurohen se janë brenda buxhetit. MFPT edhe njëherë shpreh gatishmërinë që të ofrojë mbështetje për të gjitha organizatat buxhetore që ato të bëjnë planifikimet e duhura dhe të sakta, çdoherë në pajtim me legjislacionin në fuqi, ashtu që të tejkalohet kjo situatë për muajt në vijim dhe mundi e puna të kompenzohet përkitazi për të gjithë ata që kanë punuar”, thuhet tutje në përgjigjen e Ministrisë së Financave.

Kujtojmë se Sindikata e Policisë së Kosovës ishte e para që reagoi për mos ekzekutimin e shtesave dhe orëve shtesë për zyrtarët policor.

“Sindikata e Policisë e Kosovës do të ndjekë këtë çështje nga afër dhe nuk do të hesht derisa të realizohet pagesa e plotë e të gjitha kompensimeve të papaguara. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e zyrtarëve policorë dhe të kërkojmë zgjidhje të shpejta dhe të qëndrueshme për këtë çështje”, thuhej mes tjerash në komunikatën e Sindikatës.

Të ngjashme
Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë