Ushtria serbe në afërsi të kufirit me Kosovën, Kurti publikon pamjet nga droni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video ku shihen forcat e armatosura të Serbisë afër kufirit me Kosovën, shkruan Periskopi. Kurti ka thënë se ky veprim vjen pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, publikisht ka kërcënuar Kosovën. Kurti ka thënë se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video ku shihen forcat e armatosura të Serbisë afër kufirit me Kosovën, shkruan Periskopi.
Kurti ka thënë se ky veprim vjen pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, publikisht ka kërcënuar Kosovën.
Kurti ka thënë se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën.
“Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”.
“Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën. Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën. Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë”, ka shkruar Kurti.












