Uta Ibrahimi: Qeveria s’po jep informacione, rruga Prizren – Tetovë ia shkatërron mushkëritë Kosovës

Uta Ibrahimi: Qeveria s’po jep informacione, rruga Prizren – Tetovë ia shkatërron mushkëritë Kosovës

Alpinistja e njohur Uta Ibrahimi është deklaruar pasi që në Qeveri të Kosovës, dje gjatë ditës, kaloi propozimi i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë. Si apliniste dhe natyrë-dashëse, Uta u shpreh e indinjuar me vendimin e Qeverisë, sepse ndërtimi i kësaj rruge prekë Parkun Nacional të Maleve Sharr. Ajo tha […]

Si apliniste dhe natyrë-dashëse, Uta u shpreh e indinjuar me vendimin e Qeverisë, sepse ndërtimi i kësaj rruge prekë Parkun Nacional të Maleve Sharr. Ajo tha se pjesë në të cilin ka paraparë ministria që të ndërtohet rruga, është me më së shumti florë dhe faunë dhe se po dëmtohen ‘mushkëritë e Kosovës’.

“Ndërtimi i Rrugës Prizren Tetovë – me shumë pak informacione qe Qeveria e Kosovës po i jep – Po na tregojnë që rruga ka me fillu në Manacterice e ka me vazhdu në Bozovce, nëse veç e bën një analizë neper harta topografike e kupton që ato janë pjesët ma të pjerrëta të Sharrit, e gjithashtu, pjesët ma të egra sa i përket florës dhe faunës. Çfarë do tuneli që ata mendojnë e me hap në atë zonë, perveç që ka me i kushtu Kosovës me miliona, ata kanë me i shkatërru mushkëritë e Kosovës”, ka thënë ajo për Periskopin.

Ibrahimi ka thënë se Qeveria duhet të japë më shumë informacione mbi ndërtimin e kësaj rrugë ose në të kundërtën ‘do të bëjnë çmos në ndalimin e projektit.

“Fillimisht Qeveria duhet me pas plan konkret se qysh ka me shku rruga, ku saktë ka me u ndërtu – duhet me na dhanë analiza të sakta që garantojnë qe ky investim e kaq i shtrejtë nime ja vlen edhe me të vërtetë kanë me marrë parasysh rregullat e Parkut Nacional – edhe pse me rregulla askund në atë zonë nuk lejohet ndërtimi. Pastaj, mendoj që qeveria duhet me na dëgju edhe neve se çka po mendojmë – dhe pasi marrin vendimin për me ndërtu – do të bajmë çmos mos me lanë këtë projekt me vazhdu tutje”, ka nënvizuar ajo.

Gruaja e parë shqiptare që u ngjit në malin më të lartë në botë, ka thënë se pjesa e Malit Sharr duhet të mbrohet e jo të shkatërrohet edhe më shumë, siç po bëhet çdo ditë me ndërtime.

“Unë kaloj shumë kohë nëpër malet e Sharrit edhe mendoj që pavarësisht degradimit e shkatërrimit që i bëhet çdo ditë me ndërtimet pa leje, prerje të drunjëve, mbeturina, ndërtim të hidrocentraleve, ku shteti jonë nuk përveç që nuk bën asgjë për me e mbrojtë, ata janë shpesh edhe pjesë e saj.”, është shprehur ajo.

Ibrahimi ka treguar se ka filluar një projekt ‘Run for Sharr’ – ‘Vrapo për Sharr’, në të cilin do të prezantohet dëmtimet që i bëhen këtij parku.

“Unë bashkë me Fondacioni Utalaya para 6 muaje kemi fillu nji fushate në bashkëpunim me WWF dhe UNKT, ‘Vrapo për Sharr’ – ‘Run for Sharr’ dhe jemi në përfundim të dokumentarit të cilin do ta shfaqim në nëntor dhe me këtë rast jemi duke sjellë vazhdimisht informata për malet e Sharrit dhe shkatërrimi që i bëhet”, ka thënë ajo për Periskopin.

Rruga Prizren-Tetovë do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës mbi 150 milionë euro.

Ndryshe, miratimi në Qeveri për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, u prit me shumë reagime që kundërshtonin ndërtimin e këtij segmenti./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës