Vajza nga Drenasi rrëfen se si e kishte kryer abortin: Veseli m’tha se e mbys veten me konop

18-vjeçarja nga Drenasi e cila pohon se ka qenë viktimë e abuzimit seksual sa ishte e mitur, ka rrëfyer edhe për abortin që kishte kryer me dhunë nga polici Vesel Veseli. Ajo për Insajderin tregon se ishte hera e dytë që kishte mbetë shtatzënë, pasi më herët edhe profesori Shkëlzen Xhekaj e kishte lënë shtatzënë, […]
Ajo për Insajderin tregon se ishte hera e dytë që kishte mbetë shtatzënë, pasi më herët edhe profesori Shkëlzen Xhekaj e kishte lënë shtatzënë, trasnmeton Periskopi.
‘’Për herë të dytë shtatzënë. Ciklin e fundit e kam pasë më 28 nëntor. E pastaj i kasha bërë du muaj shtatzeënë. E pastaj më ka shti me dhunë me abortu. Nuk ka qenë dëshira ime me abortu fëmijën. Më ka detyru Veseli me abortu. Më ka thënë se nëse nuk e heqi, ka me ra në konop. Nuk kam tjetër zgjidhje. Unë jam frigu për vetëveten. Kam thënë kumedit çka më ndodh.Më 15 janar është bërë aborti. Ka ardh mem marrë tek rruga e Bajraktarëve. Kam hypë në veturë dhe kemi shku në Prishtinë tek ordinanca e doktorit Fehmi Ahmeti. E kam bërë abortin më 15 janar. Ka ndejtë tek dera jashtë. 18 vjet i kam pasë kur e kam bërë aboritn. Por me Veselin kam qenë e mitur, para se me i bë 18 vjet. Nuk më ka pyetë për letërnjofitm për abort. Vetëm emrin, mbiemrin, datën e lindje dhe është kthyer aborti. Në shtëpi kur jam kthy kam pasë shumë dhimbje pas abortit. Thojke Veseli që nëse ke dhimbje a diçka , mundet me t’çu tek mjeku. Mos i kallxo askujt për këtë punë se është keq. Askush nuk e ka ditë në shtëpi, nuk kam guxu me kallxu. Vesel Veseli e ka pagu abortin. Ka kushtu 230 euro’’, ka thënë A.G.
Ajo thotë se ishte profesori Shkëlzen Xhekaj ai që e detyroi ta tërheq deklaratën në Prokurori pasi që e kishte raportuar rastin.
E kjo me mashtrimin se do të qëndronte në lidhje me të.
“Ka qenë e vërtetë ajo që i kam jep deklaratën në Polici për profesorin”, thotë ajo.
Ajo tha se e ka bind profesori me tërheq deklaratën. Pas premtimeve të tij thotë ë ketë shkuar tek prokurorja Xheljane Alaj në Prishtinë, dhe tërhequr deklaratën .
“A të ka pyet prokurporja pse po e tërheq”, është pyetja që gazetari Vehbi Kajtazi ia bën. E ajo përgjigjet me “Po”.
“Pyeti pse e ke denoncu, po unë mu desh me tërheq sepse u mashtrova në bazë të premtimit të tij që më ka thanë”, tha A.G për Insajderin, transmeton Periskopi.
E mitura nga Drenasi, viktima e abuzimit seksual nga profesori dhe polici atje, ka rrëfyer po ashtu se si ky i fundit, Vesel Veseli e kishte kërcënuar dhe shantazhuar që të bënte seks me të.
Madje e kishte kërcënuar edhe me vdekje.
‘’Unë refuzojsha mos me ia jep numrin. Kurse ai tha se unë për 2 minuta e gjej se e ke numrin në rast. Pastaj nisi të më shkruajë. A po del… më qitke ndonjë dënim. Më ka thënë çka të them unë, mem thanë në telefon. Duhet me dalë ne mes vete, anej –knej. Më ka shti me kërcënime e shantazhe me dal. Unë s’kam pranu. Më ka thënë se ti e di çka jam une. Më ka thënë se nëse nuk del kur unë them ka me t’mbyt. Pas 2 a3 dite më është imponuar me dalë me të, për shkak të frikës që e kam pasë. Nuk dojsha me i qitë familjes timë problem. As nuk ju kam kallxu. E kam edhe një vëlla të hastretit. Nuk kam dashur me i qitë probleme. E kam mbajtë për vete këtë punë. Veseli do t’i shpërndante fotografitë e zhveshur nëse nuk kisha dalë me të. Pas 2 apo 3 muajve, ai erdhi dhe i ndezu dritat para shtëpisë dhe më ka detyru me dalë me të. Marrëdhënia jonë ka zgjatur 6 apo 7 muaj. Më ka marrë me veturën e tij private, Mercedes. Jashtë qytetit kemi dalë. Kah Suhareka. ‘’
A.G ka folur për rastin e rëndë të përdhunimit të kishte përjetuar përgjatë dy viteve, njëherë nga profesori e tani prej policit Vesel Veseli.
Ajo ka treguar se si kishte nisur flirti me profesorin Shkëlzen Xhekaj, i cili njëherë e kishte lënë edhe shtatzënë, transmeton Periskopi.
”Jam shumë e shqetësuar për shkak të rastit. Më së pari me profesorin. Në vitin 2016 e kam paraqit rastin në Polici më 14 shtator. Isha vetëm 16 vjeç.
“Kur e kam kry klasën e 9, në klasën e 10 më ka ngacmu, e pastaj dhunë seksuale. Duke shkru në Facebook kërkonte të dilte me mua. Mas 1 jave kam dalë me të. Tani kur kemi dalë afër stadiumit Rexhep Rexhepi ishte marrëdhënsia jonë e parë seksuale. Ka qenë natë, 8 e mbrëmjes, ishte ftohtë. Në veturën e tij ka ndodhur. Kemi qëndru 1 orë aty e pastaj tjera ditë kemi shku nëpër hotele, e pastaj më kishte lënë shtatzënë. Tani pastaj më kishte lënë shtatzënë, tani më ka jep kokërr me pi, që të mos mbetem shtatzënë. Lidhja ka zgjatë deri në vitin 2017, dmth rreth 1 vit. Ai veç e ka pasë momentin me më shfrytëzu, me më mashtru. Ka thënë se hapen rrugët tona për kur ta përfundojë shkollën e qeshtu. E tani donte të tërhiqej prej meje dhe kam vendos vetë me shku e me lajmëru në Polici. Në 14 shtator 2016 e kam raportu rastin. Ka qenë Vesel Veseli aty. Kam dhënë deklaratë ‘’, ka thënë ajo.”
Kujtojmë që Policia ka arrestuar profesorin në fjalë, ndaj policit Veseli është shqiptuar 1 muaj paraburgim nga Gjykata, si dhe sonte është ndalur për 48 orë edhe gjinekologu që kreu abortin./Periskopi/











