Vaksinimi i mësimdhënësve: Rrahman Jasharaj për Periskopin me fjalë të zgjedhura për Edi Ramën

Vaksinimi i mësimdhënësve: Rrahman Jasharaj për Periskopin me fjalë të zgjedhura për Edi Ramën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, konfirmoi se mësuesit e Kosovës do të vaksinohen në Shqipëri, pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti. E vendimi i Ramës e ka gëzuar kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharajn. Jasharaj në një bisedë për Periskopin ka konfirmuar se i kanë dërguar një letër […]

Jasharaj në një bisedë për Periskopin ka konfirmuar se i kanë dërguar një letër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vaksinimin e punëtorëve të sistemi arsimor.

I pari i SBASHK-ut tha se letra ministrit i është dërguar në fillim të javës, por deri më tani ata nuk kanë marrë ndonjë përgjigje dhe se janë ende në pritje.

Ndërkohë, për gatishmërinë e Shqipërisë që të vaksinojë mësimdhënësit kosovarë, Jasharaj u shpreh i gëzuar.

“Këtë lajm nuk e kemi ende zyrtar mirëpo na gëzon fakti dhe pasi që një rast ishte me mantel-bardhët kosovarë. E përgëzojmë kryeministrin dhe shtetin shqiptar për gatishmëri, besoj që Ministria e Shëndetësisë do të jetë në bashkëpunim me ne”, deklaroi ai për Periskopin.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u shpreh se si vend janë krenarë që po ndihmojnë Kosovën dhe pas vaksinimit të mjekëve, do të nisë tashmë edhe vaksinimi i mësuesve.

“Ne jemi shumë krenarë që po ndihmojë edhe Kosovën, që po ndihmojmë mjekët e Kosovës. Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar dhe duke më thënë që ‘meqë ata morën disa mijëra vaksina dhe do vaksinojë mjekët, do të dëshironte që ne të ndihmonim mësuesit. po, i thash, patjetër. Ne do të japim ato që duhet dhe që mundemi që të vaksinohet edhe mësuesit e Kosovës. Sigurisht”, deklaroi Rama.

Ndryshe, në Kosovë disa shkolla janë duke zhvilluar mësimin online për shkak të numrit të rasteve pozitive me COVID-19. Rrahman Jasharaj vazhdimisht ka kërkuar që mësimdhënësit të jenë prioritet për vaksinim./Periskopi/

Rama zbulon mesazhin nga Albin Kurti: Më kërkoi vaksina për mësuesit, ja çfarë i thashë

Të ngjashme
“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në