Valbon Krasniqi shkarkohet nga pozita: Dyshime për mashtrim e korrupsion në ShSKUK?

Valbon Krasniqi shkarkohet nga pozita: Dyshime për mashtrim e korrupsion në ShSKUK?

Në mbledhjen e së mërkurës Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës ka shkarkuar drejtorin e Përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqin. Klani raporton se në vend të Krasniqit është emëruar ushtruese e detyrës, gjinekologja e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Pranvera Zejnullahu-Rraci. Sipas burimeve ky vendim vjen pasi që bordi ka shqyrtuar gjetjet […]

Në mbledhjen e së mërkurës Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës ka shkarkuar drejtorin e Përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqin.

Klani raporton se në vend të Krasniqit është emëruar ushtruese e detyrës, gjinekologja e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Pranvera Zejnullahu-Rraci.

Sipas burimeve ky vendim vjen pasi që bordi ka shqyrtuar gjetjet e raportit të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit, institucion ky që ka evidentuar 14 gjetje të reja ku disa nga këto për të cilat ka vlerësuar se ka elemente të mashtrimit dhe korrupsionit i ka dërguar në Prokurorinë e Shtetit, gjë për të cilën media ka raportuar ditë më parë.

Pos këtyre, nuk dihet se a ka qenë arsye shtesë edhe rasti i vërshimeve në Kliniken e Onkologjisë, ngase ministri i shëndetësisë Rifat Latifi pati deklaruar se lidhur me këtë nga drejtoria e SHSKUK-së ishte njoftuar gjashtë ditë me vonë.

Valbon Krasniqi këtë detyrë e kishte marrë me 6 korrik të vitit 2020, ngase Bordi i SHSKUK-së, në atëkohë në krye me mikrobiologun Xhevat Jakupin e kishin shkarkuar Basri Sejdiun në bazë të gjetjeve të raporteve të brendshme të auditimit, me arsyetimin se ky i fundit kishte keqmenaxhuar,  keqpërdorë pozitën zyrtare si dhe kishte treguar performancë të dobët.

Derisa me 4 shkurt të 2021 edhe zyrtarisht Valbon Krasniqi përmes konkursit publik ishte zgjedhur drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, i cili kundërkandidat pati Basri Lenjanin. Ndërkaq, tre konkurrentët e tjerë si, Driton Ukmata, Saudin Maliqi dhe Gani Halilaj u patën larguar nga ky proces në momentin kur Krasniqi ishte futur përsëri në garë, pasi që ky i fundit fillimisht ishte diskualifikuar, meqë nuk e kishte plotësuar kriterin mbi përvojën menaxheriale.

Kujtojmë se muaj më parë deputetë të opozitës përfshirë edhe disa të pozitës nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, patën kërkuar publikisht shkarkimin e Bordit të ShSKUK-së.

 

 

Të ngjashme
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

Specialja i vazhdon ‘reflektimet’: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

Specialja i vazhdon ‘reflektimet’: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

Përfundon seanca në Apel për Endrit Nikën, pritet vendimi

Përfundon seanca në Apel për Endrit Nikën, pritet vendimi

PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

Mbappe: Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në Botë

Mbappe: Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në Botë

Shpërthim në impiantin e gazit në Katar, 18 të zhdukur dhe mbi 50 të plagosur

Shpërthim në impiantin e gazit në Katar, 18 të zhdukur dhe mbi 50 të plagosur

Zhduket djali 5-vjeçar i familjes Rahimi në Zvicër, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Zhduket djali 5-vjeçar i familjes Rahimi në Zvicër, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Krimet e luftës, Prokuroria Speciale kërkon ndryshime ligjore dhe më shumë bashkëpunim ndërkombëtar

Krimet e luftës, Prokuroria Speciale kërkon ndryshime ligjore dhe më shumë bashkëpunim ndërkombëtar

Vdekja e punëtorit 26-vjeçar në Prizren, Policia jep detaje

Vdekja e punëtorit 26-vjeçar në Prizren, Policia jep detaje

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte