Vazhdon dëshmia e Covey-t në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vazhdon dëshmia e Covey-t në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në seancën e sotme, dëshminë e vazhdon dëshmitari amerikan Jock Covey, i cili gjatë viteve 1999-2001 ka shërbyer si zëvendës i përfaqësuesit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm […]

Në seancën e sotme, dëshminë e vazhdon dëshmitari amerikan Jock Covey, i cili gjatë viteve 1999-2001 ka shërbyer si zëvendës i përfaqësuesit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner.

Të martën dëshmitari u pyet nga mbrojtja e Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq. Pasi përfundoi pyetjet mbrojtja e Thaçit, tri ekipet tjera mbrojtëse njoftuan se nuk kanë pyetje për këtë dëshmitar.

Gjatë dëshmisë, Covey theksoi se UÇK-ja ishte më shumë një lëvizje sesa një ushtri e mirëorganizuar, ku komandantët në terren kishin autonomi të gjerë dhe vepronin në bazë të vendimeve të tyre lokale.

“Ata mendonin që mund të bënin atë që vendosnin të bënin në zonën e tyre. Kjo ishte mënyra se si e kemi kuptuar ne”, deklaroi Covey.

I pyetur për rolin e Hashim Thaçit, Covey tha se UNMIK nuk e ka trajtuar kurrë atë si komandant të UÇK-së dhe se ai nuk jepte urdhra.

Gjatë seancës u shfaq edhe një dokument i nënshkruar nga Thaçi si “komandant i përgjithshëm i UÇK-së”, dërguar Kouchnerit në kuadër të marrëveshjes së çarmatosjes së UÇK-së, përmes së cilës kërkohej leje që disa pjesëtarë të UÇK-së të mbanin armë brezi.

Sidoqoftë, Covey sqaroi se ky gjest u interpretua si përpjekje për të shërbyer një interesi tjetër dhe jo si shenjë e ndonjë autoriteti ushtarak real. Ai shtoi se për këtë kërkesë nuk ka pasur përgjigje nga UNMIK-u, pasi çështja binte nën kompetencën e KFOR-it.

Covey foli gjithashtu për përpjekjet për integrimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së në Policinë e Kosovës, si dhe për sfidat në bindjen e elementëve më radikalë brenda UÇK-së që të angazhoheshin në strukturat e reja të sigurisë. Ai tha se nuk ka pasur një pasqyrë të qartë të strukturës komanduese të UÇK-së, dhe se në terren ekzistonte një larmi komandantësh me lidhje të ndryshme dhe të paqarta hierarkike.

Dëshmitari përshkroi marrëdhënien e Thaçit me komandantët e zonave si të ndërlikuar dhe me rezerva reciproke. Ai tha se gjatë një takimi në shtator të vitit 1999, ku Bernard Kouchner kishte shkuar për të bindur komandantët për demilitarizim, Thaçi nuk kishte folur fare dhe se nuk kishte respekt të dukshëm ndaj tij nga komandantët lokalë.

Sipas avokatit të Thaçit, Luka Mishetiq, dëshmia e Covey-it konfirmon se Thaçi nuk kishte autoritet real mbi UÇK-në dhe nuk ishte në pozitë për të organizuar apo ndalur ndonjë akt dhune gjatë verës së vitit 1999./Periskopi/

Të ngjashme
Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet

Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet

Interesim rekord për Botërorin 2026, shifrat e FIFA's flasin qartë

Interesim rekord për Botërorin 2026, shifrat e FIFA's flasin qartë

Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare

Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon sërish për protestën në Tiranë

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon sërish për protestën në Tiranë

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Rrëqebulli ballkanik kapet nga objektivi i fotografëve (VIDEO)

Rrëqebulli ballkanik kapet nga objektivi i fotografëve (VIDEO)

Ky dyshohet të jetë shkaku i aksidentit në Gjermani ku vdiqën dy të reja nga Kamenica

Ky dyshohet të jetë shkaku i aksidentit në Gjermani ku vdiqën dy të reja nga Kamenica

Hodhi armën sapo pa policinë, intervistohet një 40-vjeçar në Ferizaj

Hodhi armën sapo pa policinë, intervistohet një 40-vjeçar në Ferizaj

Kosova mes importit të shtrenjtë të rrymës dhe ofertës amerikane për gaz

Kosova mes importit të shtrenjtë të rrymës dhe ofertës amerikane për gaz

Pacientët presin deri në 6 muaj për operime në Kirurgjinë Abdominale

Pacientët presin deri në 6 muaj për operime në Kirurgjinë Abdominale

Romelu Lukaku mesazh tifozëve pas paraqitjeve zhgënjyese të Belgjikës në Botëror

Romelu Lukaku mesazh tifozëve pas paraqitjeve zhgënjyese të Belgjikës në Botëror