Vazhdon rinumërimi i votave për kandidatët për deputetë, pritet të përfundojë javën tjetër

Vazhdon rinumërimi i votave për kandidatët për deputetë, pritet të përfundojë javën tjetër

Po vazhdon rinumërimi i votave për kandidatët për deputetë që garuan në zgjedhjet e 28 dhjetorit, pasi u evidentuan manipulime të mëdha. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje njoftoi se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 1,500 nga 2,557 vendvotime. Me numërimin e 1500 vendvotimeve, është përmbyllur procesi i rinumërimit në 22 komuna. “Në […]

Po vazhdon rinumërimi i votave për kandidatët për deputetë që garuan në zgjedhjet e 28 dhjetorit, pasi u evidentuan manipulime të mëdha.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje njoftoi se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 1,500 nga 2,557 vendvotime.

Me numërimin e 1500 vendvotimeve, është përmbyllur procesi i rinumërimit në 22 komuna.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 24 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 58% apo 1,500 nga 2,557 vendvotime”, njofton KQZ.

Ndërsa zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, tha se KQZ “është duke u përpjekur maksimalisht që të përmbyllë në një kohë sa më të shpejtë rinumërimin e të gjitha vendvotimeve të mbetura, në mënyrë që të procedojë me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”.

“KQZ planifikon që procesi i rinumërimit të të gjitha vendvotimeve të përmbyllet gjatë javës në vazhdim”.

Për shkak të manipulimeve, Prokuroria në Prizren arrestoi 109 komisionerë. Për 21 prej tyre, komisionerë, është kërkuar paraburgim për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit, një  komisionere ngarkohet me dy vepra penale, falsifikim i rezultatit të votimit dhe marrje e ryshfetit dhe një vëzhgues ngarkohet me dy vepra penale, kanosje dhe dhënia e ryshfetit./Periskopi/

Të ngjashme
SHBA-ja heton nëse Rusia ndihmoi Iranin të godiste objektet e CIA-s në Gjirin Persik

SHBA-ja heton nëse Rusia ndihmoi Iranin të godiste objektet e CIA-s në Gjirin Persik

Adeyemi: Flick më bindi të vija te Barcelona, Messi është më i madhi në histori

Adeyemi: Flick më bindi të vija te Barcelona, Messi është më i madhi në histori

Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin me motoçikletë në Llazicë

Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin me motoçikletë në Llazicë

Tension i madh në studio, Nexhmedin Spahiu dhe Mustafë Kadriaj gati sa nuk përleshen fizikisht

Tension i madh në studio, Nexhmedin Spahiu dhe Mustafë Kadriaj gati sa nuk përleshen fizikisht

Mbappe rendit gjashtë futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, Messi mbetet i dyti

Mbappe rendit gjashtë futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, Messi mbetet i dyti

Kusari: Rënia e lirisë së medias lidhet me veprimet e partisë në pushtet në raportme gazetarët

Kusari: Rënia e lirisë së medias lidhet me veprimet e partisë në pushtet në raportme gazetarët

Zyra e BE'së reagon pas postimeve të deputetëve te VV, u kërkon partive të mos i bëhet presion KGJK’së për gjyqtarët serbë

Zyra e BE'së reagon pas postimeve të deputetëve te VV, u kërkon partive të mos i bëhet presion KGJK’së për gjyqtarët serbë

Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

ShBA tërheq nga tregu rreth 19.2 milionë vezë për shkak të rrezikut nga Salmonella

ShBA tërheq nga tregu rreth 19.2 milionë vezë për shkak të rrezikut nga Salmonella

“Babi, po vdes”, tragjedia e 17-vjeçarit nga Guinea që u burgos për kopjim në provim

“Babi, po vdes”, tragjedia e 17-vjeçarit nga Guinea që u burgos për kopjim në provim

Paralajmërim për përkeqësim të motit, Policia apelon për kujdes në det dhe në rrugë

Paralajmërim për përkeqësim të motit, Policia apelon për kujdes në det dhe në rrugë

Bashkia e Himarës ngre alarmin: Reshje të dendura dhe stuhi gjatë së premtes

Bashkia e Himarës ngre alarmin: Reshje të dendura dhe stuhi gjatë së premtes

Joshua surprizon në përballjen me Prengën, bën simbolin e shqiponjës me boksierin shqiptar

Joshua surprizon në përballjen me Prengën, bën simbolin e shqiponjës me boksierin shqiptar